LAJMI I FUNDIT:

Eminemi do ta interpretojë premierë këngën e re në MTV EMA

Eminemi do ta interpretojë premierë këngën e re në MTV EMA
Getty Images

Eminemi do të jetë njëri nga performuesit në skenën e ‘MTV Europe Music Awards 2017’, ku do ta interpretojë premierë këngën e tij të re, “Walk on Water”.

Kjo do të jetë hera e katërt që reperi i famshëm do të paraqitet në skenën e ‘MTV EMA’, ndërsa për herë të fundit ishte shfaqur në vitin 2013 në Amsterdam, kur u nderua me çmimin MTV Global Icon.


Asokohe e fitoi edhe çmimin e interpretuesit më të mirë hip-hop, kurse deri më tani i ka fituar 15 çmime në MTV EMA në karrierë.

Eminemi i ka fituar 15 çmime në MTV EMA deri më tani (Getty Images)

Këtë vit, 45-vjeçari është i nominuar në dy kategori, për interpretuesin më të mirë hip-hop dhe për performancën më të mirë të drejtpërdrejtë.

“Me 35 nominime dhe 15 çmime të fituara, Eminemi është gjithmonë një mysafir i mirëpritur në EMA dhe jemi të gëzuar t’ju njoftojmë për performancën e tij në natën më të madhe të muzikës”, ka deklaruar producenti ekzekutiv i MTV EMA, Bruce Gillmer.

“U2”, David Guetta, “The Killers”, Shawn Mendes, Demi Lovato, Liam Payne, Camila Cabello, Kesha, Stormzy, Travis Scott, French Montana, Clean Bandit, Zara Larsson, Anne-Marie e Julia Michaels – janë disa prej yjeve që do të performojnë në skenën e MTV EMA këtë vit.

Katër shqiptarë pritet të shkëlqejnë në 'MTV Europe Music Awards 2017' (Foto/Video)
Lexo po ashtu Katër shqiptarë pritet të shkëlqejnë në 'MTV Europe Music Awards 2017' (Foto/Video)

Nikoqire e evenimentit të madh muzikor është këngëtarja shqiptare, Rita Ora, e cila po ashtu do të këndojë. 26-vjeçarja është edhe e nominuar në kategorinë ‘Dukja më e mirë’.

Rita Ora do ta drejtojë evenimentin (Getty Images)

Taylor Swift udhëheq me numrin e nominimeve, gjashtë sosh. Mes tjerash, ajo është në garë për videoklipin më të mirë, me këngën “Look What You Made Me Do”.

Fituesit varen kryesisht nga votat e publikut, ndërsa votimi zgjat deri në fund të ditës së sotme (e shtunë) në orën 23:59. /Telegrafi/