Eminem shënon 18 vjet mos-konsumim të alkoolit, ndan një simbol të momentit të tij të veçantë me fansat

Reperi amerikan Eminem ka festuar 18 vjet të mos alkoolit.
Ai ndau një foto në profilin e tij në Instagram, ku shihet duke mbajtur një monedhë që simbolizonte këtë moment të veçantë.
Fjalët "ji besnik vetes" ishin gdhendur në skajin e jashtëm të monedhës, ndërsa fjalët "unitet, shërbim, rimëkëmbje" ishin shkruar rreth një trekëndëshi me numrin romak 18.
Postimi i tij shkaktoi një numër reagimesh pozitive nga fansat, me vetëm disa komente duke përfshirë: "Jemi krenarë për ty, vazhdo të rritesh", "Legjendë", "Urime", "Ti i frymëzon njerëzit të bëhen më të mirë, vazhdo përpara".
Eminem kishte një histori të varësisë nga droga dhe alkooli. Në kulmin e varësisë së tij, ai merrte 20 pilula në ditë. Pas qëndrimit të tij të parë në qendër rehabilitimi në vitin 2005, një i njohur i dha disa pilula blu të panjohura që më vonë mësoi se ishin metadon.
"Mjeku më tha se sasia e metadonës që mora ishte e barabartë me katër qese heroinë. Nëse do ta dija, ndoshta nuk do ta kisha marrë", tha ai.
Reperi u zgjua në spital pas një mbidoze gati fatale. Në dokumentarin e vitit 2025 "STANS", ai kujtoi se si kjo e çoi në gjendje të kthjellët.
"Pas mbidozës, u ktheva në shtëpi dhe i thashë vetes se duhej të bëja diçka, do të vdisja nëse nuk bëja diçka. Nuk e dija çfarë kishte ndodhur. Ishte sikur kisha rënë në gjumë. Doja të zgjohesha, por nuk mund të lëvizja", tha ai.
Pas mbidozës, Eminem u rikuperua dhe arriti të regjistrojë albumin e tij të vitit 2009 "Relapse".
"Më kujtohet kur u bëra esëll për herë të parë, mbaj mend që isha i lumtur dhe gjithçka ishte e re për mua", tha ai. /Telegrafi/






























































