LAJMI I FUNDIT:

Emery: Mbappe donte të nënshkruante me Realin ose Barçën

Emery: Mbappe donte të nënshkruante me Realin ose Barçën

Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery ka treguar se Kylian Mbappe shpresonte të nënshkruante me Real Madridin ose Barcelonën në vend të PSG-së.

Mbappe ka qenë vendimtar në dominimin e brendshëm të PSG-së në këtë sezon, duke shënuar 21 gola në të gjitha garat që kur nënshkroi një marrëveshje fillestare të huazimit me qëllim të transferimit të përhershëm nga Monaco.


Megjithatë, Emery, i cili do t’i japë fund punës së tij dyvjeçare te PSG në fund të sezonit – i nxitur nga paraqitjet e Mbappe, ka zbuluar se 19-vjeçari në fillim nuk ka preferuar një lëvizje në Paris.

PSG dëshiron shkëmbimin Mbappe-Coutinho për të kënaqur Neymarin
Lexo po ashtu PSG dëshiron shkëmbimin Mbappe-Coutinho për të kënaqur Neymarin

Sipas Emeryt, Mbappe dëshironte kalimin te njëri nga gjigantët spanjoll, Reali ose Barça, por ishte ai dhe drejtuesit parisien që e bindën të qëndrojë në Ligue 1.

Mbappe është njëri nga talentet më të mëdhenj në botë (Getty Images)

“Kur takova të atin dhe lojtarin, në shtëpi, lojtari donte të shkonte në Madrid ose Barcelona dhe ishte klubi dhe unë që i thamë atij se duhej të ishte në Francë”, ka thënë fillimisht Emery për SFR Sports.

“Historikisht, ky lloj i lojtarit francez, i cili ishte vetëm 18 vjeç dhe filloi të shfaqej, po largohej nga Franca dhe si një francez, duhet të kesh krenari që të kesh Mbappe në PSG”.

City po planifikon ofertë të majme drejt PSG-së për Mbappen
Lexo po ashtu City po planifikon ofertë të majme drejt PSG-së për Mbappen

“Francezët duhet të jenë të lumtur që ai qëndroi në Francë”.

“Sepse përpara lojtarët si ai, si [Thierry] Henry, shkoi në Angli apo Spanjë”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori