Mesfushori me prejardhje shqiptare, Elvis Rexhbecaj po vazhdon me paraqitje të mira te skuadra gjermane Wolfsburg.

Rexhbecaj është njëri nga të rinjtë shqiptar që po spikat më shumë në ligat e mëdha evropiane.

Mesfushori nga Kosova ka gjetur golin sot (e shtunë) në takimin e fundit të sezonit 2018/19 në Bundesliga.

Të gjitha lajmet rreth Elvis Rexhbecajt Të gjitha lajmet rreth Elvis Rexhbecajt

21-vjeçari ka shënuar një gol të bukur nga jashtë zonës në ndeshjen ndaj Augsburgut.

Ky gol i shqiptarit erdhi në minutën e 60-të dhe ngriti epërsinë e Ujqve në 6-0.

Për Rexhbecajn ky ishte goli i dytë këtë sezon, teksa numëron edhe dy asistime, ku njëri erdhi sot tek goli i 4-0. /Telegrafi/