LAJMI I FUNDIT:

Elvira Dushku shpalos detajet rreth organizimit të ndeshjeve ndërkombëtare në Prishtinë

Elvira Dushku shpalos detajet rreth organizimit të ndeshjeve ndërkombëtare në Prishtinë

Nga 18 deri më 20 Shkurt, në Prishtinë do të zhvillohet Dritarja e Tretë e parakulifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Të gjitha ndeshjet e Grupit B do të zhvillohen në kryeqytetin e Kosovës, ku Bordi i FIBA Evropës i ka besuar edhe një ngjarje të rëndësishme Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).


Kosova, Islanda, Sllovakia dhe Luksemburgu do të luajnë në Prishtinë, derisa për detajet e organizimit ka folur Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

“Arsyeja që e kemi aplikuar edhe një herë, ka qenë sepse Federata e Basketbollit e Kosovës është shumë e mirë në ngjarjet e organizuara ndërkombëtare. Gjithashtu kemi dashur t’i zhvillojmë ndeshjet e fundit dhe vendimtare në vendin tonë. T’i akomodojmë lojtarët, ku tashmë janë akomoduar në Hotel “Four Points by Sheraton Prishtina City”, ku të katër Kombëtaret do të grumbullohen aty dhe hoteli do të jetë i mbyllur për mysafirë. Kombëtaret do të fillojnë të arrijnë nga 13 shkurti. Pallati i Rinisë dhe Sportit do të jetë i mbyllur nga 15 deri më 20 shkurt, ku do të jetë vetëm për stërvitje të kombëtareve”, ka thënë Dushku për faqen zyrtare të FBK-së.

Ajo ka folur edhe për rregullat strike që kërkohen gjatë këtij organizimi.

“Ne kemi organizuar edhe ngjarje tjera, por kjo do të jetë përvojë e re, për shkak të pandemisë me Covid-19. Gjithçka duhet të shkojë mirë, sepse masat do të jenë dyfish më strikte. Në zonën 1 do të jenë vetëm lojtarët, gjyqtarët dhe zyrtarët e FIBA-s, kurse në zonën 2, fotografi i FIBA-s dhe FBK-së, kurse në Zonën 3, partneri ynë medial, Kujtesa.

Ndeshjet fatkeqësisht do të zhvillohen pa shikues, sepse ne do të kishim pasur shumë nevojë për tifozët tanë në këto dy ndeshje. Megjithatë, falë partnerit medial, takimet do të transmetohen në Kujtesa dhe T7”, shtoi Dushku, që në fund foli edhe rreth pritjeve të dy ndeshjeve të Kosovës.

“Ne synojmë dy fitore sepse vetëm kjo na dërgon në kualifikimet për Kupën e Botës. Takimin e parë do ta kemi ndaj Luksemburgut dhe nëse fitojmë besoj se lojtarët do të motivohen më shumë dhe më pas në përballje me Sllovakinë të fitojmë, sepse ky është synimi i FBK-së dhe Përfaqësueses së Kosovës”, përfundoi Elvira Dushku.

Orari

18 Shkurt

16:00 Sllovakia-Islanda

19:00 Kosova-Luksemburgu

20 Shkurt

16:00 Luksemburgu-Islanda

19:00 Kosova-Sllovakia

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori