LAJMI I FUNDIT:

Elton John, fans i futbollistit kosovar

Elton John, fans i futbollistit kosovar

Kampionatit anglez nga sezoni i ri i është shtuar edhe një futbollist tjetër kosovar. Prizrenasi Almen Abdi do t’i përjetojë për herë të parë ndeshjet futbollistike në njërën nga ligat më të forta në botë.

Me nëntë gola të shënuar dhe pesë asistime, 28-vjeçari është ndër lojtarët më meritorë për ngritjen e ekipit të Watfordit në Ligën Premier.


Gjatë pauzës futbollistike, Almeni ka vendosur që pushimet verore t’i kalojë në vendin ku u rrit dhe preku për herë të parë topin me këmbë, në Schwamendingen të kantonit të Cyrihut. Ai po relaksohet dhe “mbush bateritë” që të jetë i gatshëm për sezonin e ri, ku e presin ndeshje të vështira futbollistike.

Gjatë bisedës për blick.ch, transmeton koha.net, futbollisti i Watfordit ka zbuluar edhe një detaj. Ai ka thënë se fansi më i madh i tij dhe ekipit është ylli i muzikës angleze, Elton John.

Almeni ka thënë se Elton John çdo ndeshje i viziton lojtarët në kabina dhe i motivon për të luajtur sa më mirë.

“Pa marrë parasysh se ku gjendet nëpër botë, Eltoni përcjell secilën ndeshje tonën. Edhe pse është një yll bote, Elton John është person që qëndron me këmbë në tokë”, ka theksuar Almeni. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Magazina
Kalo në kategori