LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk sugjeron se Bronny James pësoi sulm në zemër shkaku i vaksinën kundër COVID-19

Elon Musk sugjeron se Bronny James pësoi sulm në zemër shkaku i vaksinën kundër COVID-19

Pronari i Twitter, Tesla dhe Space X, Elon Musk ka sugjeruar se vaksina kundër COVID-19 mund të jetën shkaktari që djali i LeBron James ka pësuar arrest kardiak.

Bronny James kishte qenë duke ushtruar me shokët e tij të rinj të skuadrës në USC kur u rrëzua në fushë të hënën përpara se të dërgohej me urgjencë në një spital. 18-vjeçari tani është në gjendje të mirë dhe nuk ndodhet në reanimacion.


Në përgjigje të një postimi të lajmit, njeriu më i pasur në botë, Musk, shkroi në Twitter: “Ne nuk mund t’i atribuojmë çdo gjë vaksinës, por, në të njëjtën kohë, edhe mund t’i atribuojmë. Miokarditi është një efekt anësor i njohur. Pyetja e vetme është nëse është i rrallë apo i zakonshëm”.

Djali i LeBron James, Bronny pësoi arrest kardiak gjatë stërvitjes së basketbollit në Universitetin e Kalifornisë Jugore
Lexo po ashtu Djali i LeBron James, Bronny pësoi arrest kardiak gjatë stërvitjes së basketbollit në Universitetin e Kalifornisë Jugore

Miokarditi është një inflamacion i muskujve të zemrës, i cili mund të shkaktojë një rrahje të shpejtë ose të çrregullt të zemrës, e cila mund të çojë në arrest kardiak.

Pavarësisht pretendimit të Musk, të dhënat e CDC deklaruan se kishte 635 raste të miokarditit të diagnostikuar nga 54.8 milionë doza të vaksinës mRNA që iu dhanë fëmijëve midis moshës 5 dhe 17 vjeç, me të dhënat që vinin nga maji 2022.

CDC ka thënë: “Çdo problem shëndetësor që ndodh pas vaksinimit konsiderohet një ngjarje e padëshiruar. Një ngjarje negative mund të shkaktohet nga vaksina ose mund të shkaktohet nga një ngjarje e rastësishme që nuk lidhet me vaksinën”.

LeBron James ka deklaruar më parë se ai dhe familja e tij e kanë bërë vaksinën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori