LAJMI I FUNDIT:

Elkann thyen heshtjen pas dorëheqjes së bordit të drejtove me në krye Agnellin, ai flet edhe për të ardhmen e Allegrit

Elkann thyen heshtjen pas dorëheqjes së bordit të drejtove me në krye Agnellin, ai flet edhe për të ardhmen e Allegrit

John Elkann, CEO i kompanisë Holding Exor që ka aksionet më të mëdha në klubin e Juventusit, e quajti dorëheqjen e bordit të drejtorëve “një akt përgjegjësie”.

Presidenti Andrea Agnelli dhe pjesa tjetër e bordit të drejtorëve dhanë dorëheqjen e papritur të hënën, duke e lënë klubin gjatë pushimit të mes-sezonit.


Situata është shqetësuese te Juve, sidomos për financat, ku klubi është në rrezik serioz të ndëshkimit për shkak të pagesave të fshehura të pagave të lojtarëve gjatë fazave të hershme të pandemisë COVID.

Më poshtë deklarata e plotë e Elkanit, i cili i ka dhënë besim trajner aktual Max Allegri, ndërsa ka falënderuar kushëririn e tij, Andrea Agnellin për punën e madhe te Juve.

“Dorëheqja e Bordit të Drejtorëve të Juventusit përfaqëson një akt përgjegjësie, duke vënë në plan të parë interesat e kompanisë”.

“Bordi i ri që do të krijohet në janar do të përbëhet nga personazhe tekniko-ligjorë shumë profesionistë, të udhëhequr nga presidenti Gianluca Ferrero, së bashku me drejtorët e tjerë, do të kenë për detyrë të trajtojnë dhe zgjidhin çështjet ligjore dhe korporative që janë në tryezë sot. Unë kam besim se kompania do të jetë në gjendje të provojë se ka vepruar gjithmonë drejt”.

“Maurizio Scanavino, i cili ka demonstruar aftësi solide menaxheriale në të gjitha kompanitë ku ka punuar, do të përdorë përvojën e tij, veçanërisht në media dhe fushat dixhitale, për të përshpejtuar zhvillimin e Juventusit, një nga markat më të forta në botë”.

“Massimiliano Allegri mbetet pika e referencës së zonës sportive të Juventusit, ne llogarisim tek ai dhe në të gjithë ekipin që të vazhdojnë të fitojnë siç kanë treguar të jenë në gjendje të bëjnë në ndeshjet e fundit, duke mbajtur objektivat tona lart në fushë”.

“Dua të falënderoj kushëririn tim Andrean që na dhuroi emocione të jashtëzakonshme, të cilat nuk do t’i harrojmë kurrë. Në këto 12 vite kemi fituar kaq shumë. Merita është kryesisht e tij, si dhe e grave dhe burrave që kanë arritur qëllime të paharrueshme nën udhëheqjen e tij”.

“Historia jonë flet për fitore dhe na jep forcën që na duhet pikërisht në këto momente. Me mbështetjen dhe dashurinë e fansave tanë, ne kemi mundësinë të ndërtojmë një të ardhme të jashtëzakonshme”, thuhet në deklaratën e pinjollit të familjes Agnelli.

Juventusi është nën hetim për fitime kapitale të falsifikuara në pasqyrat e tyre financiare të viteve 2019, 2020 dhe 2021, me akuza se vlerat e lojtarëve ishin fryrë për të ndihmuar në balancimin e librave të klubit.

Është ende e paqartë se çfarë dënimi do të përballet Juventusi në këtë fazë dhe ndërsa shumë po bëjnë thirrje për rënie nga elita, por duket tepër e pamundur që kjo të ndodhë.

Më shumë gjasa do të jetë një gjobë e madhe ose ndoshta edhe zbritje pikësh, por ende as këto nuk janë marrë vendime përfundimtare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori