Arkitektja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Eliza Hoxha, është regjistruar si deputete e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e tetë.

Interpretuesja e shumë hiteve, publikoi në rrjetet sociale një fotografi nga momenti i regjistrimit në hollin e parlamentit.

Në mbishkrimin e fotografive, Eliza bëri të ditur se u regjistrua për të dytën herë si deputete, ndërsa falënderoi të gjithë ata që e mbështetën me votë, për besimin e treguar ndaj saj.

Foto: Eliza Hoxha/Instagram

Hoxha garoi në zgjedhjet e 14 shkurtit me numrin 3 në listën e kandidatëve nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Sot u regjistrova për herë të dytë si deputete e Kuvendit të Kosovës.
Uroj që legjislatura e VIII të jetë e dobishme dhe më afatgjate.
I falenderoj edhe një herë të gjithë përkrahësit dhe votuesit e PDK – së që më dhanë besimin dhe nderin të jem zëri juaj në Kuvendin e Kosovës.
Ka shumë punë përpara dhe ne do ta japim kontributin tonë si opozitë.
Na priftë e mbara”, ka shkruar Eliza Hoxha në Instagram. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Eliza Hoxha (@eliza_hoxha_official)