LAJMI I FUNDIT:

Eliza Hoxha me paraqitje të veçantë në Festivalin e Këngës në RTSH

Eliza Hoxha me paraqitje të veçantë në Festivalin e Këngës në RTSH
Foto: Eliza Hoxha/Instagram

Këngëtarja e mirënjohur, Eliza Hoxha, pas shumë kohësh i është rikthyer konkurrimit në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

“Peng” titullohet kënga e saj, e cila është një baladë që kësaj here e ka sjellë Elizën si kantautore, ngase muzikën dhe tekstin i ka realizuar vet.

Për orkestrimin e saj është kujdesur kompozitori i njohur nga Shqipëria, Adi Hila.

Eliza është prezantuar në natën e parë të festivalit, ku ka interpretuar live këngën e saj para publikut në Pallatin e Kongreseve.

Veshur me shumë klas në një kostum blu të punuar nga stilistja Flutura Dedinja, Eliza dukej magjike me paraqitjen e saj.

Sonte nata finale e Festivalit të RTSH-së: 14 finalistë konkurrojnë për ta përfaqësuar Shqipërinë në "Eurovision 2019"
Lexo po ashtu Sonte nata finale e Festivalit të RTSH-së: 14 finalistë konkurrojnë për ta përfaqësuar Shqipërinë në "Eurovision 2019"

Performanca e saj u cilësua mjaft e veçantë dhe potenciale, duke lënë mbresa te publiku me interpetimin e saj korrekt.

Për gjithë këtë emocion, këngëtarja shqiptare u shpreh me një dedikim në rrjetin social Instagram.

“Nata 1, nuk di me përshkru emocionin. 100 herë falënderuese për Adi Hila për orkestrimin e këngës, Flutura Dedinja për veshjen fantastike, miq e kolegë, publik që nuk më keni harruar, u jam shumë mirënjohëse! Familjes sime dhe juve”, ka shkruar artistja në Instagram.

Përndryshe, ajo është kualifikuar për në finalen e edicionit të 57-të të Festivalit të Këngës në RTSH dhe pritet të ngjitet sërish në skenë natën e së shtunës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori