LAJMI I FUNDIT:

Eksperimenti social tregon sinqeritetin e kalimtarëve, kur shohin se dikujt po i bien para (Video)

Eksperimenti social tregon sinqeritetin e kalimtarëve, kur shohin se dikujt po i bien para (Video)

Nicola Bailey nga Londra është dënuar me afro 200 euro, sepse e ka marrë në rrugë një bankënotë prej 20 funtesh, të cilës nuk i dihej pronari.

Autoritetet e kanë konsideruar këtë veprim të paligjshëm dhe e kanë dënuar 23-vjeçaren, me akuzën se përvetësoi paratë e huaja, transmeton Telegrafi.


Derisa rasti ka nxitur shumë debate në rrjetet sociale, është kryer një eksperiment social, për të parë se si reagojnë kalimtarët kur shohin se një gruaje po i bien paratë.

Në videon e postuar më poshtë, shihen dhjetë njerëz që e njoftojnë atë se i kanë rënë para, derisa vetëm njëra provon të ikë me paratë që i gjeti në tokë dhe e dinte kujt i përkisnin.

“Po që se gjejë para në rrugë që nuk i dihet pronari dhe nuk i marr, ato i frynë era dhe i dërgon në plehra, pse të mos bëhen të miat”, është një nga komentet, që ka marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/