LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit – shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit – shkëputet kontrata

Telegrafi ka mësuar se Zymer Bytyqi nuk është paguar për tre muaj nga Antalyaspori dhe e ka shkëputur kontratën, pas vështirësive në negociata për t’u realizuar një proces i tillë.

Fillimisht, reprezentuesi i Kosovës i kishte dhënë kohë klubit turk që t’ia kryente të gjitha obligimet, por këta të fundit nuk kanë reaguar në lidhje me situatën.


Bytyqi është detyruar që të gjithë situatën ta kalojë në instancat më të larta, siç është FIFA, për t’i dhënë një epilog rrëmujës së shkaktuar nga Antalyaspori.

Tre lojtarë shqiptarë në formacionin e javë në Superligën e Turqisë
Lexo po ashtu Tre lojtarë shqiptarë në formacionin e javë në Superligën e Turqisë

Shtëpia e futbollit botëror ka reaguar menjëherë, duke i dhënë të drejtë lojtari në të gjithë procesin, ndërsa fillimisht kishte masa lehtësuese për klubin turk.

FIFA kishte vendosur që Antalyaspori të kishte 15 ditë kohë që të kryente të gjithë pagesat nga lojtari, por siç mëson Telegrafi, një gjë e tillë nuk u realizua.

Zymer Bytyqi, heroi i Antalyaspor në duelin me Hatayspor - super gol në kohën shtesë
Lexo po ashtu Zymer Bytyqi, heroi i Antalyaspor në duelin me Hatayspor - super gol në kohën shtesë

Për herë të dytë, FIFA ndërhyri për të marrë vendim të prerë, duke e detyruar Antalyasporin që t’i paguajë Bytyqit rrogat e mbetura deri në fund të kontratës, e cila skadon në vitin 2026.

Andaj, lojtari kosovar tani është i lirë për t’u bashkuar me një skuadër tjetër, ndërsa Antalyaspori përveç se do t’i paguajë tre muajt e fundit, po ashtu detyrohet të paguajë deri në fund të kontratës së anësorit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori