LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive: Huddersfield pagoi pesë milionë euro për Hadergjonajn

Ekskluzive: Huddersfield pagoi pesë milionë euro për Hadergjonajn

Florent Hadergjonaj edhe zyrtarisht është bërë pjesë e skuadrës angleze Huddersfield Town.

Mbrojtësi fantastik nga Kosova ishte i huazuar tek skuadra angleze nga ajo gjermane Ingolstadt.

E pas paraqitjeve tejet të mira në Ligën Premier dhe në Kupën e Anglisë, Huddersfield ka vendosur ta blejë përfundimisht lojtarin.

Edhe pse nuk ishte bërë askund publike shuma që klubi anglez ka paguar për lojtarin nga Kosova, Telegrafi këtë e ka mësuar ekskluzivisht.

Huddersfield ka paguar pesë milionë euro te Ingolstadt për transferimin e përhershëm të Hadergjonajt.

Florent Hadergjonaj ishte njëri nga më të mirët te skuadra e tij (Getty Images)

Kësisoj Ingolstadt ka fituar tre milionë euro pasi në vitin 2016 e kishte transferuar mbrojtësin e djathtë për dy milionë nga Young Boys Bern.

23-vjeçari ka zhvilluar 19 ndeshje në të gjitha garat për Huddersfieldin ku ka asistuar në dy gola të klubit bardh e kaltër.

Asistimi i parë i Hadergjonajt në Ligën Premier këtë edicion ka qenë kundër kampionit aktual të Anglisë, Chelseat.

Mbetet të shihet nëse Huddersfield do të mbijetojë në Ligën Premier, por edhe nëse një gjë e tillë nuk do të ndodhë, atëherë Hadergjonaj pas paraqitjeve të mira mund të transferohet tek ndonjë skuadër më e madhe angleze. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori