LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive/ Enis Alushi rrëfehet për ngjarjen që i ndodhi: Për ta ndihmuar Kosovën time do të sakrifikoja gjithmonë

Ekskluzive/ Enis Alushi rrëfehet për ngjarjen që i ndodhi: Për ta ndihmuar Kosovën time do të sakrifikoja gjithmonë

Mungoi gjashtë javë për shkak të lëndimit dhe kësisoj i humbi dy ndeshjet e Kosovës ndaj Kroacisë dhe Ukrainës.

U rikthye nga lëndimi por ende nuk kishte luajtur me skuadrën e tij Nurnberg, edhe pse kishte stërvitur individualisht.


Kur erdhi ftesa e Kosovës nuk mendoi dy herë, për ta përfaqësuar shtetin e tij denjësisht siç e ka bërë këtë gjë që nga kohët më të vështira kur ka filluar aktivitetet e saja Përfaqësuesja jonë.

Enis Alushi tani mund të përjashtohet nga klubi gjerman, pasi luajti ndaj Turqisë pa marrë lejen e tyre.

Enis Alushi në ndeshjen e parë miqësore të Kosovës pas lejimit nga UEFA në Mitrovicë ndaj Haitit
Enis Alushi në ndeshjen e parë miqësore të Kosovës pas lejimit nga UEFA në Mitrovicë ndaj Haitit

Në një rrëfim ekskluziv për Telegrafin, Alushi rrëfen ngjarjen se si mori vendimin për të luajtur me Kosovën edhe pse e kishte të ndaluar nga klubi i tij.

“E kisha të ndaluar nga klubi të luaja për Kosovën, pasi kam qenë i lënduar për gjashtë javë dhe nuk kisha ndeshje me klubin. Gjatë gjithë kësaj kohe kam pasur stërvitje individuale dhe kam qenë në gjendje shumë të mirë fizike”.

“Ka qenë rastësi shërimi nga lëndimi pikërisht afër ndeshjeve të Kombëtares dhe kam vendosur t’i bashkohem Kosovës. E kam ditur vendimin e klubit, mirëpo pasi kam qenë në gjendje të mirë kam vendosur të udhëtoj drejt Antalyas për t’i ndihmuar Kosovës”, shprehet fillimisht Alushi.

Nuk e pyeti klubin për të luajtur me Kosovën, futbollisti ynë rrezikon përjashtimin (Foto)
Lexo po ashtu Nuk e pyeti klubin për të luajtur me Kosovën, futbollisti ynë rrezikon përjashtimin (Foto)

Ai tutje ka rrëfyer me emocione se si ka luajtur me Përfaqësuesen e Kosovës në kohët më të vështira dhe me kushte katastrofale dhe se tani është në gjendje të bëjë gjithçka për ta ndihmuar atë.

“Shumë vite kam luftuar për pranimin tonë në UEFA e FIFA. Kam luajtur në kushte katastrofale për ta përfaqësuar vendin tim në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse un ndihme mirë fizikisht është gjë normale që të shkoj e ta përfaqësojë vendin tim”.

“E kuptoj shqetësimin e klubit tim, por edhe ata duhet të kuptojnë se ka qenë një rrugë e gjatë për ne si shtet dhe si Kombëtare për të arritur deri këtu. Unë dua ta ndihmojë gjithmonë vendin tim dhe kjo është ajo që kam marrë këtë vendim”, shprehet Alushi.

Enis Alushi kishte paraqitje fantastike në takim ndaj Finalndës ku Kosova mori një barazim të vlefshëm 1-1
Enis Alushi kishte paraqitje fantastike në takim ndaj Finalndës ku Kosova mori një barazim të vlefshëm 1-1

30-vjeçari thotë se do ta kishte përsëritur përsëri këtë gjë edhe herëve tjera.

“Asnjëherë nuk kam bërë asgjë të keqe kundër klubit tim. Kam qenë i shëruar dhe pasi nuk kishim ndeshje vendosa të udhëtoja drejt Antalyas. Në të tilla raste gjithmonë do ta merrja vendimin të luaja me Kosovën”, vazhdon tutje Alushi që shpjegon si si ka pasur bisedat me klubin pasi u rikthye në Gjermani.

“Kam pasur biseda me klubin, unë i kam dhënë arsyejet e mija ndërsa klubi të vetat. Çfarë do të bëhet në të ardhmen nuk e di, unë jam profesionist dhe do të jap gjithmonë 100% për klubin tim”, tha Alushi për Telegrafin.

Tutje mesfushori nga Podujeva ka folur edhe për ndeshjen që Kosova e humbi 2-0 ndaj Turqisë, duke thënë se ka përmirësime në lojë.

“Në mënyrën defensive ndeshja ndaj Turqisë ka qenë më e mira deri më tani. Ka përmirësime në të gjitha repartet, kemi bërë një hap pozitiv dhe jemi duke përparuar në këtë drejtim”, vazhdoi ish-anëtari i Paderborn, St Pauli e Kaiserslautern.

“Sa i përket se sa pikë do të kemi deri në fund të kualifikimeve, nuk mund të them saktë sa por do të mundohemi të mbledhim sa më shumë. Ka përmirësime në lojë dhe nuk do të mungojnë as rezultatet”.

Në fund Enisi ka folur edhe për kritikat dhe lëvdatat që ka marrë Përfaqësuesja e Kosovës.

“Dua t’i falënderojë të gjithë për përkrahjen e madhe që na kanë dhënë. Të gjithë duhet të kuptojnë se jemi në fillim dhe duhet kohë për të arritur nivelin e Kroacisë, Turqisë, Ukrainës apo Islandës”.

“Mendoj dhe besoj se jemi në rrugë të mirë por na duhet përkrahje e madhe pasi bashkë do të arrijmë shumë në të ardhmen”, përfundoi Alushi për Telegrafin.

Kujtojmë që Alushi ka një karrierë shumë të pasur në futbollin gjerman, ai ka filluar karrierën në akademinë e Borussia Dortmundit.

30-vjeçari ka luajtur për skuadra të respektuara në Gjermani si Koln, Paderborn, Kaiserslautern, St Pauli e Wehen. /Telegrafi/

Alushi në një ndeshje kampionale në Bundesliga 2 me skuadrëne  tij Nurnberg
Alushi në një ndeshje kampionale në Bundesliga 2 me skuadrëne tij Nurnberg

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori