LAJMI I FUNDIT:

Ekipi brazilian MiBR, është ekipi i parë i kualifikuar për majorin e CS:GO PGL Antwerp Major

Ekipi brazilian MiBR, është ekipi i parë i kualifikuar për majorin e CS:GO PGL Antwerp Major

Pasi mposhti ekipin Imperial në kualifikuesen e ekipeve amerikane, MiBR ka siguruar vendin e tyre për në majorin e madh, i cili do të mbahet në muajin maj të këtij viti.

Ekipi brazilian MiBR është ekipi i parë, i cili është kualifikuar për në majorin e CS:GO PGL Antwerp Major, pasi arriti të fitojë tri ndeshje radhazi.


Në sfidën e fundit u përballën me ekipin Imperial, ku të dyja ekipet ishin me rekord 2-0 me ndeshje, pas një dueli në formatin ‘bo3’ ekipi MiBR arriti të fitojë me rezultat 2-1 me mapa.

Ndërkaq, së shpejti do të mësohet edhe emri i ekipit të dytë, pasi për momentin është duke u zhvilluar ndeshja e ekipeve me rekord 2-0 me ndeshje, FURIA kundër compLexity.

Ndërsa ekipi i parë, i cili është eliminuar dhe ka humbur mundësinë për Major, është ekipi Bad News Bears, pasi humbën ndeshjen e fundit nga ekipi 9z, dhe kështu përfunduan serinë e tyre me tri humbje dhe asnjë fitore.

Përditësohet ranglista e ekipeve më të mira të botës në CS:GO
Lexo po ashtu Përditësohet ranglista e ekipeve më të mira të botës në CS:GO

Më poshtë e gjeni formacionin e ekipit MiBR, si dhe rezultatet deri më tani nga kualifikuesja e ‘PGL Americas RMR’:


MiBR

Marcelo “chelo” Cespedes
Raphael “exit”Lacerda
Adriano “WOOD7” Cerato
Matheus “Tuurtle” Anhaia
Jhonatan “jOTA” Willian


Rezultatet e PGL Americas RMR

Imperial 1 – 2 MiBR
9z 2 – 0 Bad News Bears
Case 6 – 16 Party Astronauts
paiN 1 – 16 Liquid
00Nation 9 – 16 Evil Geniuses
Isurus 13 – 16 Sao Caetano
MiBR 26 – 23 paiN
Evil Geniuses 16 – 5 9z
Liquid 16 – 3 TeamOne
Complexity 16 – 5 00Nation
Sao Caetano 16 – 12 Bad News Bears
Case 6 – 16 Imperial
Party Astronauts 16 – 11 Leviatan
FURIA 16 – 4 Isurus


/Telegrafi/