LAJMI I FUNDIT:

Ekipi brazilian Alpha7 akuzohet për doping në turnetë zyrtarë të Pubg Mobile

Ekipi brazilian Alpha7 akuzohet për doping në turnetë zyrtarë të Pubg Mobile

Shefi i ekipit Rise eSports, RiseGeiSON, ka akuzuar rivalët e vendit të tyre, Alpha7, për përdorimin e dopingut në turnetë zyrtarë.

Në postimin e tij të fundit dje (e hënë), shefi i organizatës braziliane të esports Rise Esports, RiseGEiSON, ka akuzuar rivalët e vendit të tyre, Alpha7, se janë përfshirë në doping gjatë turneve zyrtarë të PUBG Mobile për të fituar një avantazh të padrejtë.


Ai tha se ka provat e nevojshme për t’i vërtetuar këto pretendime, gjë që ka shkaktuar trazira në skenën e esporteve të PUBG Mobile në Amerikë.

Më tej, sipas tij, çështja tashmë është paraqitur në gjykatë, pasi ka prova të konsiderueshme që mbështesin pretendimin dhe dëshmitë për ngjarjen.

Akuzat për doping, nëse janë të vërteta, mund të jenë një lajm i keq në zhvillimin e PUBG Mobile në atë rajon të veçantë.

Duke pas parasysh se skuadra e akuzuar është Alpha7, të cilët janë shumë të suksesshëm, kjo do të shkaktojë shqetësim në mesin e ekipeve të tjera kryesore për shkak të dyshimeve në rritje. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by RiseGEiSON (@risegeison)