eksperti-banner

Real Madridi dhe Barcelona e kanë të garantuar pjesëmarrjen e tyre në edicionin e parë të Kupës Botërore për Klube, shkruan sot gazeta "The Times", e cila jep detaje të reja rreth formatit të ri me 24 pjesëmarrës.

Në edicionin e parë, i cili do të mbahej në qershor të vitit 2021 me Kinën si një vend të mundshëm, Evropa do të përfaqësohet me 12 ekipe.


infantinoq 1 (Getty Images)

FIFA, sipas gazetës britanike, dëshiron t'i fton klubet që të paktën tre herë e kanë fituar Ligën e Kampionëve.

Në këtë formë, pos klubeve spanjolle do të merrnin pjesë edhe Milan (7), Bayern Munich (5), Liverpooli (5), Ajax (4), Manchester United dhe Inter (3).

Gjithashtu shtëpia më e madhe në botë e futbollit do të rezervojë një vend edhe për Juventusin, i cili ka dy Liga të Kampionëve dhe dy Kupa Interkontinentale.

Do të mbetet për të përcaktuar se si do të ndahen tre vendet e tjera që do t'i takonin Evropës.

Si kandidatët e mundshëm, sipas The Times, janë edhe Chelsea, Manchester City, Arsenal, Atletico Madrid, PSG, Porto, Benfica dhe Borussia Dortmund.

Projekti FIFA, i cili përfshin organizmin e Kupës së Botës për Klubet dhe do të mbahet çdo katër vjet, është kundërshtuar nga UEFA, e cila e sheh atë si një kërcënim për garën e tyre kryesore: Ligën e Kampionëve. Megjithatë, klubet si Real Madrid ose Barcelona kanë shprehur mbështetjen e tyre.

Theksojmë se vendimi përfundimtar do të merret me 10 qershor (e diele), kur është planifikuar takimi i fundit para fillimit të kampionatit botëror për kombëtaret. /Telegrafi/

telegrafi sport app