LAJMI I FUNDIT:

Ekip BOOM fitues i turneut në Dota2, të mbajtur në Dubai

Ekip BOOM fitues i turneut në Dota2, të mbajtur në Dubai

Ekipi me bazë në Indonezi BOOM, ka arritur të fitojë turneun e video-lojës Dota 2 të organizuar në Dubai, “GAMERS GALAXY: Invitational Series Dubai 2022” duke e mposhtur ekipin Tundra në finale.

Turneu i organizuar në  Emiratet e Bashkuara Arabe numëroi gjithsej nëntë skuadra, ku u ndan në dy grupe, duke luajtur kështu në formatin Bo1 (best-of-one).


Në këtë organizim i cili filloj me datën 2 mars u shpërndan rreth 250 mijë euro për ekipet pjesëmarrëse.

Ekipi fitues BOOM pati një fillim të mirë qysh nga faza e grupeve, duke u renditur në vendin e parë në grupin B, me tre fitore dhe asnjë humbje.

Në play-off ndeshjen e parë e zhvilluan kundër Tundra eSports, ku pësuan humbje 2:1 me mapa, më pas u takuan me ekipin Team Secret  në “lower-bracket” ku fituan me rezultat 2:0.

Rrugëtimin e tyre e vazhduan tutje duke mposhtur skuadrat si Team Spirit 2:0, dhe Nigma Galaxy 2:1 duke e siguruar vendin për në finale.

Në finale u takuan me ekipin Tundra eSports, duke zhvilluar kështu një ndeshje të fortë në format Bo5 (best-of-five), ku ekipi Tundra ishte në avantazh me rezultat 2:1 me mapa, e në fund dolën fitues ekipi BOOM eSports duke përmbysur rezultatin në  3:2.

Lojtari më i vlefshëm i turneut u shpall lojtari filipinas i ekipit BOOM eSports, Erin Jasper “Yopaj” Ferrer.

Ekipi i BOOM dolën fitues të çmimit 100 mijë euro, më poshtë mund ta shihni listën e plotë të çmimeve të ndara sipas renditjes

1. 100 mijë euro — BOOM Esports
2. 50 mijë euro — Tundra Esports
3. 30 mijë euro — Nigma Galaxy
4. 20 mijë euro— Team Spirit
5-6. 12.4 mijë  euro – OG, Team Secret
7-8. 7.4 mijë euro – Nigma Galaxy SEA, TSM
9. 5 mijë euro – Fnatic /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

La Liga
Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo humbet rekordin krenar të UEFA-s që ndau me dy lojtarë të tjerë legjendar

Cristiano Ronaldo humbet rekordin krenar të UEFA-s që ndau me dy lojtarë të tjerë legjendar

Ndërkombëtare
Hansi Flick zgjedh lojtarin 'e paprekshëm' te Barcelona

Hansi Flick zgjedh lojtarin 'e paprekshëm' te Barcelona

La Liga
Roma po e shet Abrahamin në Ligën Premier, ka gati një super zëvendësim

Roma po e shet Abrahamin në Ligën Premier, ka gati një super zëvendësim

Serie A
Franco Foda publikon listën e Kosovës, ftohen për herë të parë dy futbollistë të rinj

Franco Foda publikon listën e Kosovës, ftohen për herë të parë dy futbollistë të rinj

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori