LAJMI I FUNDIT:

Efektet e karantinës: Një burrë në Rusi vrau pesë njerëz afër shtëpisë së tij, sepse ishin shumë të zhurmshëm

Efektet e karantinës: Një burrë në Rusi vrau pesë njerëz afër shtëpisë së tij, sepse ishin shumë të zhurmshëm

Një burrë është arrestuar në Rusi me dyshimin se ka qëlluar dhe vrarë pesë persona pasi u ka kërkuar atyre të mos jenë aq të zhurmshëm gjatë bllokimit të coronavirusit në vend.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, burri u arrestua gjatë fundjavës pasi pati një grindje me fqinjët ndërsa qëndronte në ballkonin e banesës së tij.


Ngjarja e pretenduar ndodhi në fshatin Yelatma, në rajonin Ryazan të Rusisë perëndimore.

Ashtu si me shumicën e rajoneve ruse, zona ka vendosur një urdhër qëndrimi në shtëpi për banorët pasi vendi lufton me pandeminë coronavirus.

“Oficerët e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes menjëherë. Një banor i asaj ndërtese të lindur në 1988 u arrestua nga oficerët e policisë pranë asaj ndërtese ku u gjetën pesë trupa”, tha departamenti rajonal i Ministrisë së Brendshme për TASS të dielën. “Sipas të dhënave paraprake, ata ishin katër burra dhe një grua”.

Duke qëndruar në ballkonin e banesës së tij, burri gjoja “kërkoi nga një grup prej katër të rinjsh dhe një vajze pranë shtëpisë që të mos aq të zhurmshëm”, shtoi TASS, duke cituar Komitetin Hetues Rus.

Pas një shkëmbimi verbal, burri dyshohet se ka marrë armën e tij të licencuar dhe qëlloi ndaj tyre, tha agjencia, duke thënë se të pestët vdiqën menjëherë.

Një zëdhënës i gjykatës së rrethit Kasimov i tha TASS se burri rrëfeu për incidentin gjatë marrjes në pyetje, duke thënë se ai kishte vepruar në vetëmbrojtje.

Rusia ka regjistruar më shumë se 6.300 raste të coronavirusit dhe të paktën 47 vdekje, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori