LAJMI I FUNDIT:

Edward Norton ka rrëfyer si e ka shpëtuar DiCaprion nga mbytja

Edward Norton ka rrëfyer si e ka shpëtuar DiCaprion nga mbytja
Edward Norton (Foto: Jerod Harris/Getty Images/Guliver)

Edward Norton ka treguar për një rast se si ia ka shpëtuar jetën Leonardo DiCaprios derisa po zhyteshin bashkë gjatë një ekspedite.

Përkatësisht, dhjetë vjet më parë, të dy ata ishin duke bërë një dokumentar mbi ndryshimin e klimës dhe me atë rast, dëshira e DiCaprios për eksplorim pothuajse i kishte rënë në kokë, transmeton KP.


“Ishim në Galapagos dhe po zhyteshim me oqeanografen Sylvia Earl. Ne ishim të vetëdijshëm që Leonardo ishte i çmendur për kafshët dhe se ai e kishte këtë pasion fëmijëror”.

Leonardo DiCaprio (Foto: Vivien Killilea/Getty Images for SAG-AFTRA Foundation/Guliver)

“Në atë moment, një tufë pëllumbash deti kaluan nën ne dhe unë pashë pamjen në fytyrën e tij”, ka treguar Norton, i cili është zhytur që kur ishte 16 vjeçar dhe që e dinte nga përvoja se DiCaprio nuk kishte oksigjen të mjaftueshëm për t’u zhytur pas tyre.

“E pashë duke u zhytur dhe e ndoqa pasi e dija se ai do të mbaronte oksigjenin, dhe kështu ndodhi”, ka rrëfyer aktori.