LAJMI I FUNDIT:

Edicioni i 13-të i Polip – Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë nis më 12 maj në Prishtinë

Edicioni i 13-të i Polip – Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë nis më 12 maj në Prishtinë

Më 12 maj nga ora 19:30 në Teatrin ODA nis edicioni i 13-të i polip – Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë, me temën TO THE LIGHTHOUSE.

Këtë vit, festivali feston edicionin e vet të 13-të dhe në të njejtën kohë të fundit sipas këtij formati. Përgjatë këtyre viteve, skena e festivalit tonë ka mirëpritur qindra autorë nga e gjithë bote për të lexuar e diskutuar për tema të rëndësishme për shoqëri e kontekste të ndryshme socio-politike. Por mbi të gjitha, ka krijuar një ambient miqësor të shkëmbimit, shumëllojshmërisë e respektit të ndërsjellë. Në këtë edicion të 13-të, ne së bashku me miqtë e polip-it, reflektojmë mbi ndikimin që puna jonë e përbashkët ka pasur në publik.


Edicioni TO THE LIGHTHOUSE nis me hapjen tradicionale, e cila pasohet me lexime nga autorë të ndryshëm dhe përmbyllet me një performancë muzikore nga Vala Mulliqi & Band. Në ditët në vijim deri më 14 maj, do të ketë lexime nga rreth 30 autorë mysafirë nga rajoni e Evropa, panele diskutimi, promovime librash e mbrëmje me muzikë.

Disa nga ngjarjet më të spikatura të këtij edicioni janë promovimi i monografisë dokumentuese të këtyre 12 edicioneve të festivalit: Sea of Change: polip – Prishtina International Literature Festival (12 editions in 13 turbulent years 2010-2022) me autore Natasha Tripneyn më 13 maj nga ora 17:00; performanca Wrong Language Tour me autorë të ndryshëm nga rajoni e Zvicra më 15 maj nga ora 20:00; si dhe promovimi i librave Jazra Grozni Khaleed nga Jazra Khaleed përkthyer në shqip nga Eleana Zhako dhe botuar nga Qendra Multimedia si dhe “Shëtitje në Srebrenicë” nga Faruk Shehiq, përkthyer në shqip nga Fadil Bajraj. Autorët dhe përkthyesit do të jenë të pranishëm në bashkëbisedimin e organizuar më 14 maj nga ora 19:30. Ky edicion i polip-it përmbyllet me një performancë muzikore nga Malda Susuri & band.

Të gjitha aktivitetet e festivalit ndodhin në Teatrin ODA në Prishtinë.

Në trend Magazina

Më shumë
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

Magazina
Kalo në kategori