LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse UEFA ua tërhoqi vërejtjen, bari në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nuk është në gjendje të mirë

Edhe pse UEFA ua tërhoqi vërejtjen, bari në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nuk është në gjendje të mirë

Bari në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk është në gjendjen më të mirë, sidomos te portat, ku pothuajse është zhduku në tërësi.

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ që është nën menaxhimin e FFK-së, nuk po mirëmbahet në mënyrën më të mirë.


Kjo pasi pjesa para portave, nuk ka bari fare dhe kjo u vërejtë në ndeshjen Prishtina-Drenica (2-1), që u zhvillua mbrëmë (e diel).

UEFA e kishte kritikuar Federatën e Futbollit të Kosovës pikërisht për gjendjen e barit në stadiumin “Fadil Vokrrit” para dy ndeshjeve të marsit me Danimarkën dhe Bullgarinë.

Atëkohë iu ishte kërkuar FFK-së që të përmirësojnë e gjendjes së fushës, në të kundërtën Kosova nuk do t’i luante sfidat ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë.

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ ende nuk iu është dorëzuar Komunës së Prishtinës që është edhe pronare.

Mbetet që të bëhet edhe pranimi teknik që ka zgjatur tashmë shumë.

Mosdefinimi i pronarit dhe mbikëqyrja e stadiumit nga FFK ka shkaktuar zhurmë në kohët e fundit, sidomos kur u lejua të zhvillohej ndeshja Gjilani – Drita. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori