LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse është i gatshëm, Ronaldo nuk do t’i luajë dy ndeshjet e para te Al Nassr

Edhe pse është i gatshëm, Ronaldo nuk do t’i luajë dy ndeshjet e para te Al Nassr

Cristiano Ronaldo tashmë është lojtar i Al Nassr, pasi iu bashkua klubit nga Arabia Saudite si lojtar i lirë.

Ylli 37-vjeçar kishte shkëputur kontratën me Manchester United me marrëveshje të dyanshme, ndërsa të premtën (dje) kaloi zyrtarisht te klubi arab.

Në një kontratë dyvjeçare dhe pagë 200 milionë euro në viti (me bonuse dhe sponsorizime), Ronaldo është bërë lojtari më i paguar në histori të futbollit.

Por, kur mund të debutojë Ronaldo me Al Nassr?

Portugezi do të humbasë dy ndeshje në sezonin e ProLeague të Arabisë Saudite, pasi ai është i ndëshkuar me dy ndeshje mos lojë për shkak se i rrëzoi një telefon nga dora një tifozi pas humbjes së United në Everton në prill.

Andaj,  pesë herë fituesi i Topit të Artë pritet të debutojë te Al Nassr më 21 janar, kur takohen me Ettifaq.

Bashkimi i Ronaldos vetëm do të forcojë klubin nga Arabia Saudite, i cili po kërkon t’i shtojë nëntë titujt e tij në ligë. Al Nassr, i cili për herë të fundit fitoi titullin e ligës në vitin 2019, do të shpresojë gjithashtu të fitojë për herë të parë Ligën e Kampionëve AFC. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vazhdon trendi i nisur nga tifozët shqiptarë - austriakët provokojnë francezët me bukën

Vazhdon trendi i nisur nga tifozët shqiptarë - austriakët provokojnë francezët me bukën "baguette"

Përfaqësueset
U kualifikuan në Ligën e Kampionëve, Girona synon transferimin e top yllit të Barcelonës

U kualifikuan në Ligën e Kampionëve, Girona synon transferimin e top yllit të Barcelonës

La Liga
“Janë Mbappe, Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham” – Sulmuesi i Real Madridit shpjegon vendimin për t’u larguar

“Janë Mbappe, Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham” – Sulmuesi i Real Madridit shpjegon vendimin për t’u larguar

La Liga
Endrick ngacmon me një njoftim të madh, thotë 'do të trondis botën e sportit'

Endrick ngacmon me një njoftim të madh, thotë 'do të trondis botën e sportit'

Përfaqësueset
VAR-i e përdori teknologjinë e paparë më herët në futboll gjatë ndeshjes Belgjikë – Sllovaki

VAR-i e përdori teknologjinë e paparë më herët në futboll gjatë ndeshjes Belgjikë – Sllovaki

Përfaqësueset
Barcelona e gatshme ta shesë

Barcelona e gatshme ta shesë "përbindëshin" - ia cakton çmimin

La Liga
Kalo në kategori