LAJMI I FUNDIT:

“Edhe muret kanë veshë ”, dokumentar për viktimat e komunizmit në Shqipëri

“Edhe muret kanë veshë ”, dokumentar për viktimat e komunizmit në Shqipëri

“Edhe muret kane veshë” i regjisorit Ervin Kotori, vjen si një bashkëpunim mes artistes Alketa Xhafa Mripa dhe ideatores Kristale Ivezaj Rama. Dokumentari është rrugëtim i tre krijuesve nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë, në kërkim të historive tronditëse të rrëfyera nga vetë viktimat e kampeve të përqendrimit gjatë diktaturës.

Për regjisorin Ervin Kotorin, ky projekt ka qenë një ndër më të veçantët e karrierës së tij, dhe ai beson se çdo histori mbijetese meriton një trajtim kinematografik me vete.


“Jam personi i fundit që i jam bashkuar këtij projekti dhe detyra kryesore ka qenë që të dokumentoja të gjithë udhëtimin, gjithë zhvillimin e projektit, duke filluar që nga takimet me kryetarët e Bashkisë, ecjet, takimet me ish-të përndjekurit etj. Gjëja më e rëndësishme në këtë projekt ishte fjala dhe jo imazhi, sepse i gjithë projekti bazohet në rrëfimet e të mbijetuarve. Në përgjithësi, të gjithë njerëzit që e kanë vuajtur atë periudhë nuk duan të flasin më për ato ngjarje dhe njëherë pyes jashtë kamerave se çfarë ndodh në shtëpi kur jeni me njëri tjetrin e hapet ajo temë. M’ u përgjigjën se kemi gjetur një fjalë kyçe për ta mbyllur atë dhe të kalojmë në një temë tjetër”, ka thënë ai. /News24/