LAJMI I FUNDIT:

Edhe lojtarët e Realit u ‘tronditën’ nga lajmet e largimit të Messit nga Barcelona, ‘pushtuan’ grupin e WhatsApp pasi dëgjuan lajmet

Edhe lojtarët e Realit u ‘tronditën’ nga lajmet e largimit të Messit nga Barcelona, ‘pushtuan’ grupin e WhatsApp pasi dëgjuan lajmet

La Liga do të bëhet një vend shumë më i varfër nëse, siç pritet, Lionel Messi largohet nga Barcelona këtë verë.

Messi ka dhuruar magji gjatë 16 viteve të tij në Spanjë dhe është një nga arsyet kryesore pse miliona tifozë të futbollit nga e gjithë bota janë mbledhur në Camp Nou që nga viti 2004.


Sulmuesi legjendar dëshiron të largohet nga Camp Nou pasi humbi besimin në projektin sportiv te Barça nën urdhrat e presidentit aktual, Josep Maria Bartomeu.

Tri raste kur Messi kishte caktuar largimin, por nuk ndodhi: A do të ketë një rast të katërt?
Lexo po ashtu Tri raste kur Messi kishte caktuar largimin, por nuk ndodhi: A do të ketë një rast të katërt?

Manchester City është në pozicion të mirë për të nënshkruar me Messin, i cili tashmë ka folur me Pep Guardiola, por një marrëveshje nuk është ende afër.

Barcelona nuk dëshiron ta lejojë Messin të largohet, për arsye të kuptueshme, por mund të detyrohet të arrijë një kompromis nëse lojtari i tyre më i mirë ndonjëherë vendos përfundimisht të largohet.

Lajmi për largimin e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë nga Barcelona ka tronditur edhe rivalët e urryer të Real Madridit.

Sipas faqes së njohur ESPN, lojtarët e Real Madridit shkëmbyen menjëherë mesazhe mes tyre në grupin e përbashkët në WhatsApp.

Lojtarët e Los Blancos thuhet se nuk kanë besuar se Messi kishte njoftuar zyrtarisht Barcelonën për dëshirën e tij për t’u larguar.

ESPN shton se skuadra e Realit edhe të mërkurën e kishin të vështirë të besonin se Messi do të ndiqte kërcënimin e tij për t’u larguar pas gati 20 vjetësh nga Camp Nou.

Çdo lojtar i skuadrës aktuale të Los Blancos u bashkuan me klubin mbretëror pasi Messi bëri debutimin e tij te Barcelona, ​​duke përfshirë edhe kapitenin Sergio Ramos.

Kjo do të thotë se asnjë nga lojtarët e Zinedine Zidane nuk e ka provuar El Clasicon pa gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

Në fakt, vetë Zidane ishte në formacionin e Real Madrid kur Messi luajti El Clasicon e tij të parë.

Lojtarët aktualë të Realit janë të tronditur si nga mënyra, ashtu edhe nga koha e përpjekjes së Messit për të detyruar largimin e tij, pavarësisht humbjes së Barçës me rezultat 8-2 nga Bayern Munchen në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Kalo në kategori