Reperi i njohur, Lyrical Son, është shumë aktiv në muzikë me projekte të shumta muzikore si dhe koncerte.

Duke qenë i detyruar që shpesh të performojë jashtë vendit në mbrëmje muzikore, largësia nga familjarët është sfida më e vështirë me reperin.

View this post on Instagram

🌶

A post shared by Lyrical Son (@lyricalson) on Jan 20, 2019 at 6:43am PST

Megjithatë, duket se ai e ka gjetur mënyrën se si t’i mbajë ata me kurajën dhe dashurinë që do t’i shohë së shpejti.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ka qenë bashkëshortja e reperit, Gresa Krasniqi, ajo e cila përmes disa imazheve në InstaStory ka zbuluar befasinë e veçantë që Lyrical Son i bëri para se të nisej për në udhëtimin e radhës.

Ai i kishte bërë dhuratë një buqetë me lule, një arushë prej pellushi, si dhe kartolinë, në të cilën shkruheshin disa fjalë dashurie.

Dhurata që Lyrcial Son iu bëri befasi bashkëshortes dhe vajzave (Foto: Gresa Krasniqi/InstaStory)

“Është shumë e vështirë me qenë pa juve. Më mungoni dhe ju dua shumë. Ty zemër normal edhe qikirushat e vogël. Babi festim”, shkruhej në letrën dhuratë të Lyrical Sonit për bashkëshorten dhe vajzat e tij.

“Ai kurrë nuk dështon të më befasojë mua. Të dua babay dhe më mungon shumë”, ka shkruar bashkëshortja e tij, Gresa, në imazhet e ndara me ndjekësit në InstaStory. /Telegrafi/

Dhurata që Lyrcial Son iu bëri befasi bashkëshortes dhe vajzave (Foto: Gresa Krasniqi/InstaStory)