eksperti-banner

Real Madridi e ka bërë top prioritet transferimin e Eden Hazardit.

Reprezentuesi belg ka qenë i lidhur një kohë të gjatë me kampionët e Evropës dhe muajin e fundit i ka thënë medieve se ai tashmë ka marrë vendim për të ardhmen e tij.


hazardi

Anësori atraktiv po ashtu ka thënë se ai nuk ka ndonjë pendim për karrierën e tij, në vazhdën e aludimeve për kalim te Real Madridi.

London Evening Standard shkruan se ylli i Chelseat tashmë është lojtar i Real Madridit.

eden hazard chelsea 2018 2019

Dyshja e PSG, Neymar dhe Kylian Mbappe ishin cilësuar si top synimepër mbretërit, por tash është Hazard caku kryesor.

Real Madridi do të vulosë dilemën me të përfunduar sezonin duke finalizuar marrëveshjen me klubin londinez. /Telegrafi/

telegrafi sport app