LAJMI I FUNDIT:

Eden Hazard, gjithmonë i lidhur me Real Madridin – Dëshira e kamotshme e Zidanes mund të plotësohet nëse eliminohen nga PSG

Eden Hazard, gjithmonë i lidhur me Real Madridin – Dëshira e kamotshme e Zidanes mund të plotësohet nëse eliminohen nga PSG

Për shumë vite, Eden Hazard, ka qenë një objektiv për Real Madridin. Në fakt, ka qenë një nga rekomandimet e Zinedine Zidane edhe gjatë kohës kur ai ishte këshilltar i presidentit.

Kjo këshillë iu dha Florentino Perezit në vitin 2010, një vit pasi ai u rikthye në krye të Los Blancos.


Belgu, i cili ishte ende në Lille në atë kohë, ishte një kërkesë e shprehur e Zizous, i cili gjithashtu e udhëzoi Real Madridin për të nënshkruar me qendrën e re franceze që luante për Lens me emrin Raphael Varane.

Perez dëgjoi këshillën e Zidane, edhe pse dy rastet sollën dy rezultate të ndryshme.

Zinedine Zidane, qe shumë vite pas Hazardit. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)

Në rastin e mbrojtësit, Real Madrid ishte përpara të gjithë të tjerëve dhe arriti një marrëveshje me Lens për një marrëveshje prej 10 milionë eurosh në qershor të vitit 2011, kur Varane ishte vetëm 18.

Ai gjithashtu kishte bërë ofertë për Hazardin, i cili ishte 20 vjeç në atë kohë.

Eden Hazard kur luante te Lille. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Klubi, i cili kishte nënshkruar me Cristiano Ronaldon, Karim Benzeman dhe Kakan në vitin 2009, nuk mundi ta mbyll marrëveshjen.

Chelsea i Roman Abrahmovich e fitoi garën duke e mbyllur marrëveshjen për 40 milionë euro.

Që nga viti 2012, Hazard gjithmonë është lidhur me një lëvizje drejt Madridit.

Zidane, heroi i madh i Hazard, është ende në klub dhe dëshira e tij për ta trajnuar asin belg  mbetet e madhe.

Belgu deri më tani ka shënuar 62 gola

Gjashtë vite pas nënshkrimit të tij me klubin nga Stamford Bridge, Hazard mbetet ende në listën e dëshirave të Zidane, pasi ai ende ka dyshime mbi kualitet e Isco dhe Marco Asensio.

Ndeshja e Real Madridit me PSG-në do të përcaktojnë shumë gjëra, edhe lëvizjet në afatin kalimtar veror.

Një eliminim i mundshëm i hershëm nga garat evropiane, mund të rifillojë një operacion vetëm dhe vetëm për të nënshkruar me dëshirën e kamotshme, Eden Hazard. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori