LAJMI I FUNDIT:

EA SPORTS i jep fund partneritetit me AC Milanin

EA SPORTS i jep fund partneritetit me AC Milanin

EA sports ka shkëputur partneritetin e tyre me klubin e futbollit AC Milan pas dy vitesh.

Përmes një njoftimi në faqen e internetit të kompanisë së video-lojërave EA SPORTS, është bërë e ditur për shkëputjen e partneritetit ekskluziv me klubin e Milan pas dy vitesh.

Partneriteti i lejoi kompanisë së EA SPORTS që të përfshinin në lojërat e tyre stadiumin Guiseppe Meazza, fushën e stërvitjes së klubit dhe më shumë.


Ndërkaq klubet italiane janë të ndara në lidhje me video-lojërat e futbollit, disa prej tyre zgjedhin të punojnë me FIFA, ndërsa klube të tjera kanë partneritete me video-lojën e kompanisë Konami ‘eFootball’. /Telegrafi/