LAJMI I FUNDIT:

E themeluan bashkë me Mark Zuckerbergun, Chris Hughes befason me deklaratën: Është koha për ta “shpërbërë” Facebook-un

E themeluan bashkë me Mark Zuckerbergun, Chris Hughes befason me deklaratën: Është koha për ta “shpërbërë” Facebook-un

Chris Hughes e ndihmoi Mark Zuckerbergun të transformojë Facebook-un nga një “projekt i dhomës së fjetjes” në një biznes të vërtetë. Tani, ai po bën thirrje që kompania të “shpërbëhet”.

Në një artikull të gjatë si opinion, të botuar të enjten në New York Times, njeriu që llogaritet si bashkëthemeluesi i Facebook, thotë se Zuckerberg ka “fuqi të pakontrolluar” dhe ndikim “shumë më të madh se të gjithë të tjerët në sektorin privat apo në qeveri”.


Sipas tij, “Marku është një person i mirë”, por shton se ai është “i zemëruar që fokusi i tij në rritjen e platformës e bëri atë të sakrifikojë sigurinë dhe civilizimin për klikimet”.

“Mark është ende i njëjti person që e shihje dikur duke përqafuar prindërit e tij kur ata largoheshin nga dhoma e përbashkët e konviktit, në fillim të vitit të dytë. Ai është i njëjti person i cili zvarritet duke studiuar, ra në dashuri me gruan e tij të ardhshme, si dhe fjeti në një dyshek në dysheme në një apartament të vogël vite pasi ai mund të kishte shumë më tepër. Me fjalë të tjera, ai është njeri. Por është njerzillëku i tij që e bën fuqinë e tij të pakontrolluar aq problematike”, ka shkruar Hughes.

“Unë jam i zhgënjyer në veten time dhe në ekipin e parë të Facebook-ut për të mos menduar më shumë se si algoritmi i Facebook-ut mund të ndryshojë kulturën tonë, të ndikojë zgjedhjet dhe të fuqizojë udhëheqësit nacionalistë”, ka shkruar ai, përcjell Telegrafi. “Dhe unë jam i shqetësuar se Marku e ka rrethuar veten me një ekip që përforcon besimet e tij, në vend që t’i sfidojë ato”.

Kur bie Facebook, të gjithëve “u ndalet fryma” - një histori e ndërprerjeve të platformës gjigante, nëpër vite!
Lexo po ashtu Kur bie Facebook, të gjithëve “u ndalet fryma” - një histori e ndërprerjeve të platformës gjigante, nëpër vite!

Por, sipas CNN, përcjell Telegrafi, Hughes është i fundit në një seri sipërmarrësish të shquar dhe drejtues të teknologjisë që kërkojnë rregullim të rreptë të Facebook-ut dhe platformave të tjera online.

Kërkesa të tilla vijnë pasi një valë skandalesh që lidhen me privatësinë e të dhënave, ndërhyrjet e zgjedhjeve dhe përhapjen e keqinformimit janë vënë në pah.

Dhe Zuckerberg ka sinjalizuar se është i hapur për disa rregullime.

Kështu, në një artikull opinion të publikuar në Washington Post në mars, drejtori ekzekutiv i Facebook-ut u përpoq të skicoi zonat ku mendonte që rregullimi duhet të fillonte.

Por në pikëpamjen e Hughes, thirrjet e Facebook-ut për rregullim janë një mënyrë për të shmangur një moment të mundshëm antibesimi.

Hughes, i cili nuk ka punuar në Facebook në më shumë se një dekadë, argumenton se lëvizja konkurruese e Zuckerbergut dhe kërkimi për dominim e kanë udhëhequr kompaninë për të kontrolluar rreth 80% të të ardhurave të rrjetit social në botë.

Si rrjedhojë, sipërmarrësi thotë se Facebook tani është një “monopol i fuqishëm”.

Andaj, mendon Hughes, qeveria e SHBA-së duhet të krijojë një agjenci të re për të rregulluar kompanitë e teknologjisë.

Harrojini Bezos, Gates e Zuckerberg – këta janë dhjetë njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave në botë (Foto)
Lexo po ashtu Harrojini Bezos, Gates e Zuckerberg – këta janë dhjetë njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave në botë (Foto)

“[Zuckerberg] ka krijuar një gjigant që ndër tjerash edhe kufizon zgjedhjen e konsumatorit. Është në qeverinë tonë që të sigurojmë që kurrë të mos humbasim magjinë e dorës së padukshme”, shkruan Hughes.

Madje, siç ka vlerësuar ai, ndikimi i Markut është tronditës, shumë më larg se i ndonjë tjetri në sektorin privat apo në qeveri.

“Ai kontrollon tri platforma kryesore të komunikimit – Facebook, Instagram dhe WhatsApp – që miliarda njerëz përdorin çdo ditë. Bordi i Facebook-ut punon më shumë si një komitet këshillimor sesa një mbikëqyrës, sepse Marku kontrollon rreth 60 për qind të aksioneve me të drejtë vote. Marku, i vetëm mund të vendosë se si të konfiguroni algoritmet e Facebook-ut për të përcaktuar se çfarë shohin njerëzit, cilat parametra të privatësisë mund të përdorin dhe madje cilat mesazhe të shpërndahen. Ai vendos rregulla për mënyrën se si të dallojë fjalimin e dhunshëm dhe ndezës, dhe ai mund të zgjedhë të mbyllë një konkurrent duke e blerë, bllokuar ose kopjuar atë”.

Për këtë, ai mendon se Qeveria duhet ta mbajë Markun “të përgjegjshëm”.

“Për një kohë të gjatë, ligjvënësit u mrekulluan nga rritja shpërthyese e Facebook-ut dhe anashkaluan përgjegjësinë e tyre për të siguruar që amerikanët të mbrohen dhe tregjet të jenë konkurruese. Pas dëshmisë para Kongresit të Markut vitin e kaluar, duhet të ketë qenë thirrja që ai të jep llogari për gabimet e tij. Në vend të kësaj, ligjvënësit që e morën në pyetje, u tallën si shumë të vjetër dhe jashtë kontaktit për të kuptuar se si punon teknologjia. Kjo është përshtypja që Marku donte që amerikanët të kishin”.

Si konkluzion, Hughes ka thënë se është koha për të “shpërbërë” Facebook-un, duke dhënë edhe një shpjegim shtesë.

“Grusht shtet” në Facebook? Disa investitorë po kërkojnë nga Zuckerberg që të heq dorë nga “pushteti absolut” mbi kompaninë!
Lexo po ashtu “Grusht shtet” në Facebook? Disa investitorë po kërkojnë nga Zuckerberg që të heq dorë nga “pushteti absolut” mbi kompaninë!

“Disa ekonomistë janë skeptikë se ‘shpërbërja’ e Facebook-ut do të nxiste më shumë konkurrencë, sepse Facebook, thonë ata, është një monopol ‘natyral’. Monopolet natyrale janë shfaqur në zona si sistemet e ujit dhe rrjetit elektrik, ku çmimi i hyrjes në biznes është shumë i lartë – sepse ju duhet të vendosni tuba ose linja elektrike”.

Por me një “shpërbërje” të Facebook-ut, konsideron ai, fituesit më të mëdhenj do të ishin populli amerikan.

“Imagjinoni një treg konkurrues në të cilin mund të zgjidhni në mes të një rrjeti që ofron standarde më të larta për privatësi, një tjetër që ofron një tarifë për t’u bashkuar por ka pak reklama dhe një tjetër që do t’u lejonte përdoruesve të diktonin përbërjen, siç e shohin ata të arsyeshme”, ka shkruar ndër tjerash Chris Hughes. /Telegrafi/