LAJMI I FUNDIT:

“Grusht shtet” në Facebook? Disa investitorë po kërkojnë nga Zuckerberg që të heq dorë nga “pushteti absolut” mbi kompaninë!

“Grusht shtet” në Facebook? Disa investitorë po kërkojnë nga Zuckerberg që të heq dorë nga “pushteti absolut” mbi kompaninë!

Pas kritikave të përhapura të trajtimit nga Facebook të ndërhyrjeve në zgjedhje, lajmeve të rreme dhe skandalit të Cambridge Analytica, investitorët po tregohen gjithnjë e më shumë të frustruar me udhëheqjen e kompanisë.

Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, disa prej tyre kërkojnë hapur zvogëlimin e rolit të Mark Zuckerberg në kompaninë që ka krijuar.


BusinessInsider shkruan se ka intervistuar së fundmi gjashtë investitorë të shquar të pavarur të Facebook-ut të cilët kontrollojnë gjithsej 3 miliardë dollarë aksione dhe “po përpiqen të rrëzojnë Mark Zuckerbergun si kryetar dhe të shkatërrojnë strukturën e qeverisjes së kompanisë”.

Siç thuhet më tej, të gjithë janë pajtuar se zemërimi midis investitorëve nuk ka qenë më i theksuar më parë.

Këto fotografi Zuckerbergut nuk i pëlqeu që u bënë, prandaj Facebook i tërhoqi vërejtjen fotografit që i realizoi ato! (Foto)
Lexo po ashtu Këto fotografi Zuckerbergut nuk i pëlqeu që u bënë, prandaj Facebook i tërhoqi vërejtjen fotografit që i realizoi ato! (Foto)

Zuckerberg, i cili është kryetar dhe CEO i Facebook, kontrollon më shumë se 75 për qind të aksioneve të kategorisë B të Facebook-ut.

Kjo i jep atij pothuajse pushtetin e pakontrolluar mbi kompaninë, duke bërë të mundur që ai të “shfarosë” propozimet e aksionarëve, si dhe të votojë drejtorët brenda dhe jashtë bordit.

“Ne kemi shqetësime në lidhje me strukturën e bordit që kompania nuk duket e gatshme të trajtojë, gjë që mund të çojë në rreziqe”, citohet të ketë thënë Scott Stringer, i cili mbikëqyr rreth 895 milionë dollarë në aksionet e Facebook-ut.

Madje, siç thuhet më tej, duket që tensionet e investitorëve të kompanive kanë qenë për disa kohë.

Në takimin vjetor të aksionarëve të Facebook-ut në maj, James McRitchie, një aktivist aksionar, tha se kompania ishte në rrezik të bëhej një “korporatë diktaturë”.

“Z. Zuckerberg, merrni një ‘shembull’ nga historia”, tha ai. “Matu me George Washington, jo me Vladimir Putinin”.

Gjithashtu, siç shtohet tutje, përcjell Telegrafi, një investitor tjetër u detyrua të largohej nga dhoma duke bërtitur se “mungon demokracia e aksionarëve në Facebook”.

Në këtë drejtim thuhet se investitorët e pavarur kanë bërë thirrje që Zuckerberg të japë dorëheqje si kryetar dhe që Facebook të shpërndajë strukturën e aksioneve të dyfishta – por asnjëra nuk ka ndodhur.

Të gjithë po flasin për një detaj nga dëshmia e Zuckerbergut: Çfarë është kjo gjë në karrige? (Foto)
Lexo po ashtu Të gjithë po flasin për një detaj nga dëshmia e Zuckerbergut: Çfarë është kjo gjë në karrige? (Foto)

“Ideja që duhet të jetë një autokrat i ngarkuar me një kompani gjigante publike, e cila ka miliarda dollarë të aksioneve të aksionarëve të investuar në të, është një anakronizëm”, konsideron Patrick Doherty.

Përkundër këtyre pretendimeve, BI shkruan se është e paqartë se cilat do të ishin pasojat afatgjata nëse Zuckerberg do të largohej nga një prej roleve të tij.

Ndërkaq një studim i vitit 2012 nga Forumi i Shkollës së Drejtësisë i Harvardit mbi Qeverisjen e Korporatave dhe Rregullimin Financiar zbuloi se kompanitë zakonisht shpenzojnë më shumë kur një person vepron si CEO dhe Kryetar.

Autorët e studimit gjithashtu vunë në dukje se kombinimi i roleve rezulton në një konflikt të brendshëm të interesit dhe “duket të jetë tregues i potencialit për dështime të tjera të qeverisjes dhe menaxhimit”.

Por kjo nuk është se si Facebook e sheh këtë.

“Ne besojmë se struktura jonë e kapitalit është në interesin më të mirë të aksionarëve tanë dhe se struktura jonë aktuale e qeverisjes korporative është e shëndoshë dhe efektive”, shkruan kompania në një deklaratë duke shtuar se heqja e Zuckerberg si kryetar do të shkaktonte “pasiguri, konfuzion dhe paaftësi në bord dhe në funksion të menaxhimit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori