LAJMI I FUNDIT:

Kur bie Facebook, të gjithëve “u ndalet fryma” – një histori e ndërprerjeve të platformës gjigante, nëpër vite!

Kur bie Facebook, të gjithëve “u ndalet fryma” – një histori e ndërprerjeve të platformës gjigante, nëpër vite!

Qindra miliona përdorues të platformës gjigante Facebook, gjatë ditës së mërkurë janë ballafaquar me probleme, duke raportuar se kishte ndërprerje të kësaj platforme.

Sipas Down Detector, problemet goditën përdoruesit e Facebook në Europë dhe SHBA.


Faqja e internetit tha se kishte marrë më shumë se 11,000 raporte të problemeve ku përfshiheshin ndërprerjet e përgjithshme, ankesat për vështirësi në newsfeed, si dhe vështirësi në kyçje.

Dhe duke u ndërlidhur me këtë, mediumi prestigjioz britanik The Guardian i ka kushtuar një shkrim efektit të një “krize të tillë” duke vënë në pah edhe të tjera raste kur kjo ka ndodhur me gjigantin Facebook.

Siç shkruan ky medium, përcjell Telegrafi, Facebook është një “institucion i fuqishëm” dhe si i tillë ka potencial të lë një zbrazëti për miliarda përdorues, kur nuk është funksional.

Probleme në Evropë dhe Amerikë, deklarohet Facebook
Lexo po ashtu Probleme në Evropë dhe Amerikë, deklarohet Facebook

Madje, siç thuhet tutje, kur bie Facebook, kjo gjë bëhet një çështje serioze: punëtorët në zyra janë të privuar nga zbavitja, fëmijët të detyruar të bisedojnë me familjarët e tyre, drejtuesit e mediave ‘qajnë’ mbi trafikun e humbur dhe askush nuk ka mundësi të merr më LIKE.

Përveç kësaj, inxhinierët e Facebook nxitojnë tërësisht për të rregulluar gjithçka.

Megjithatë, nuk ishte gjithmonë kështu.

Në vitin 2010, kur faqja e Facebook-it u prish, mund të fiksohej vetëm me një “fikje dhe ndezje”.

Këtu ka një histori të ndërprerjeve më të mëdha në vitet e fundit të Facebook, nga seriozët në ato më të “pakuptimta”.

27 janar 2015

Ndërprerja e fundit 50 minutëshe u shkaktua nga Facebook duke u përpjekur të ndryshonte diçka brenda sistemeve të saj që shkuan keq, jo një sulm në internet siç ishte raportuar gjerësisht.

Një zëdhënës i Facebook-ut kishte thënë për Guardian: “Më parë sot shumë njerëz kishin vështirësi të kyçeshin në Facebook dhe Instagram. Kjo nuk ishte rezultat i një sulmi të palës së tretë por ndodhi pasi ne prezantuam një ndryshim që preku sistemet tona të konfigurimit. Ne reaguam shpejt për të rregulluar problemin, dhe të dy shërbimet janë kthyer në 100% për të gjithë”.

Ndërprerja goditi faqen dhe aplikacionet, por ndikoi në shërbime të tjera, duke përfshirë Instagram, Tinder, AOL Messenger dhe Hipchat, të cilat mbështeten në Facebook për kyçje.

1 gusht 2014

Ndërprerja e dytë e Facebook në dy muaj u shkaktua nga një gabim tjetër i serverit, i cili përsëri ndikoi në faqen e Facebook, në aplikacionet dhe në faqet si dhe shërbimet që përdorin sistemin e tij të kyçjes.

Një zëdhënës i Facebook i tha Guardian-it në atë kohë se kompania “po punonte që gjërat të ktheheshin normalisht sa më shpejt që të ishte e mundur”.

Skype ishte një nga shërbimet e profilit të lartë që u bë i padisponueshëm për disa përdorues të cilët nuk ishin në gjendje të kyçeshin gjatë një ndërprerje 40-minutëshe.

19 qershor 2014

Qershori ishte një “muaj i rëndë” për Facebook – ndodhi ndërprerja më e gjatë në katër vjet, e cila e pa platformën jo aktive për 31 minuta dhe ishte fillimi i një frekuence në rritje të çështjeve të faqes.

Facebook që nga viti 2015 ka shpenzuar 20 milionë dollarë për sigurinë e Mark Zuckerbergut
Lexo po ashtu Facebook që nga viti 2015 ka shpenzuar 20 milionë dollarë për sigurinë e Mark Zuckerbergut

Sikurse faqja e internetit, edhe aplikacionet për smartphone dhe tabletë të Facebook u prekën, duke i bërë përdoruesit të kërkonin “strehim” në rrjetet e tjera sociale, përfshirë Twitter dhe madje edhe Google+.

“Këtë mëngjes, ne përjetuam një problem që pengonte njerëzit që të postonin në Facebook për një periudhë të shkurtër kohore. Ne e zgjodhëm problemin shpejt, dhe tani jemi kthyer në 100%. Na vjen keq për ndonjë shqetësim që kjo mund të ketë shkaktuar”, kishte qenë përgjigja e Facebook në një deklaratë në atë kohë, duke mos dhënë hollësi për atë që shkaktoi problemin.

21 tetor 2013

Inxhinierët e Facebook-ut u fajësuan për një problem tjetër të faqes, këtë herë jo një ndërprerje, por një “gabim i lexueshëm”, i cili i pengonte përdoruesit të postonin përditësimet e statusit për më shumë se katër orë.

Pjesa tjetër e faqes ishte funksionale, por shkaktoi probleme për të paktën 3,587 faqe të tjera, sipas të dhënave nga firma e menaxhimit IT Compuware.

Mark Zuckerberg ka bërë një shkrim për të mbrojtur Facebook-un, por gjëja më interesante është se ku e publikoi atë!
Lexo po ashtu Mark Zuckerberg ka bërë një shkrim për të mbrojtur Facebook-un, por gjëja më interesante është se ku e publikoi atë!

“Këtë mëngjes, gjatë kryerjes së disa mirëmbajtjeve të rrjetit, ne përjetuam një çështje që pengonte disa përdorues të postonin në Facebook për një periudhë të shkurtër kohore”, tha një zëdhënës në atë kohë.

Në atë kohë, Facebook kishte 700 milionë përdorues aktivë.

24 shtator 2010

Në vitin 2010, Facebook pësoi një “përçarje” dy-orëshe që ishte me sa duket si shkak i një problemi të rrjetëzimit të ndërlikuar, të shkaktuar përsëri nga inxhinierët vetë. Megjithatë, zgjidhja ishte tepër e thjeshtë. Facebook “shkyçi dhe më pas kyçi” faqen përsëri.

Motra e Mark Zuckerbergut zbulon arsyen pse u largua nga Facebook (Foto/Video)
Lexo po ashtu Motra e Mark Zuckerbergut zbulon arsyen pse u largua nga Facebook (Foto/Video)

Problemi u shkaktua nga një çështje në serverët kompjuterikë në mesin e 500 faqeve që formojnë rrjetin mbarëbotëror të Facebook.

Në fund, kreu i inxhinierisë së programeve të Facebook tha: “Ne u desh të ndalojmë të gjithë trafikun në këtë grumbull të bazës së të dhënave, gjë që nënkuptonte shkyçjen e faqes”.

31 korrik 2007

Vetëm tre vjeç, reagimi i Facebook ndaj ndërprerjeve ishte pak më ndryshe se sa është tani. Në vitin 2007 faqja ishte ndalur me dashje nga inxhinierët e saj.

“Këtë mëngjes, ne përkohësisht ndërpremë faqen e Facebook për të rregulluar disa probleme që identifikuam sot më herët”, kishte thënë një zëdhënës në atë kohë.

Kjo ndërprerje ishte mjaft e gjatë për përdoruesit që të përdorin MySpace, Bebo, si dhe Twitter, atëbotë një vjeç.

Tani, disa vjet më vonë, kjo lloj ndërprerje e qëllimshme është e paimagjinueshme, por mund të kuptohet ndoshta, nëse kihet parasysh fakti se atëbotë faqja kishte shumë më pak përdorues. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Kalo në kategori