Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, me pagën e tij vjetore, vitin e kaluar bleu një shtëpi për një milion euro, por kompania i ndau gati 9 milionë dollarë shtesë për sigurinë dhe aeroplanët e tij privatë.

Në një raport të Facebook tregohet se gjatë vitit 2017 janë rritur për 50 për qind shpenzime për sigurinë e shefit të saj Mark Zuckerberg.

Kompania tha se kostoja e programit të përgjithshëm të sigurisë të Zuckerberg ishte një mënyrë për të adresuar “kërcënimet ndaj sigurisë së tij që rrjedhin drejtpërsëdrejti si rezultat i pozitës së tij si themelues, kryesues dhe shef ekzekutiv”.

“Ne kërkojmë këto masa sigurie për përfitimin e kompanisë për shkak të rëndësisë së Zuckerberg në Facebook”, thuhet në deklaratë, përcjell Telegrafi.

Shpenzimet e tij private të avionit përfshijnë tarifat, karburantet, ekuipazhin dhe kostot e hotelierisë. Facebook paguan për personelin e sigurisë dhe sistemet e sigurisë në rezidencat e tij. /Telegrafi/