LAJMI I FUNDIT:

E spekuluar si e dashura e Putin, Alina Kabaeva thuhet se ka sjellë në jetë binjakë në një klinikë me siguri të lartë

E spekuluar si e dashura e Putin, Alina Kabaeva thuhet se ka sjellë në jetë binjakë në një klinikë me siguri të lartë
Alina Kabayeva (Foto: Ian Walton/Getty Images for Laureus/Guliver)

Raportimet në Moskë thonë se ish-atletja Alina Kabaeva (e cila spekulohet se është partnerja e Vladimir Putinit qe shumë vite) ka sjellë në jetë binjakë.

Nuk ka pasur kurrfarë konfirmimi nga fituesja e dikurshme e medaljes së artë olimpike, ndërsa Kremlini asnjëherë nuk e diskuton jetën private të presidentit me mediat.


Alina Kabaeva (Foto: Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

Siç transmeton Daily Mail, i gjithë kati  i katërt i dedikuar për personalitetet e rëndësishme në Qendrën Hulumtuese për Obstetrikë, Gjinekologji dhe Perinatologji, “Kulakov”, ishte pastruar në fillim të këtij muaji për ta akomoduar Kabaevan, e cila i ka sjellë në jetë fëmijët.

Lajmin thuhet se e ka publikuar gazeta Moskovsky Komsomolets, e cila më pas e ka fshirë atë dhe çdo detaj që e lidhte me lajmin në internet.

Alina Kabayeva (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images for Laureus/Guliver)

Sidoqoftë, media të tjera, siç është dni.ru, kanë vazhduar ta transmetojnë lajmin duke shkruar se Alina Kabaeva i kishte sjellë në jetë binjakët dhe është thënë se fëmijët kanë lindur përmes prerjes cezariane.

Gazetari hetues, Sergei Kanev, i cili është i afërt me shërbimet e inteligjencës ruse ka thënë se Alina ka lindur dy djem, derisa në spital ishte sjellë një mjek italian për ta kryer operacionin. Ndërkaq, çdo cep i spitalit në Moskë ka qenë nën siguri të lartë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori