LAJMI I FUNDIT:

E pranon shefi i Dortmundit: Do të jetë e vështirë ta mbajmë më gjatë Haalandin

E pranon shefi i Dortmundit: Do të jetë e vështirë ta mbajmë më gjatë Haalandin

Erling Haaland është futbollisti i momentit në botë, me norvegjezin që është shndërruar në një makineri golash.

Sulmuesi i fuqishëm norvegjez shënon e asiston thuajse në çdo ndeshje, teksa Borussia Dortmund arriti t’i rezistojë ofertave në afatin kalimtar veror.


Por nga qershori i vitit 2022, do të aktivizohet një klauzolë që e lejon norvegjezin të largohet nga Signal Iduna Park për 90 milionë euro.

Kjo ka bërë që shumë skuadra të mëdha si Bayern Munich, Real Madrid, Manchester City, Liverpool, Paris Saint Germain e Juventus të vihen pas tij.

Se do të jetë e vështirë ta mbajnë Haalandin në Signal Iduna Park e ka pranuar edhe shefi ekzekutiv i verdhezinjve, Hans Joachim Watzke.

“Sigurisht që do të jetë shumë e vështirë që Haaland të mbetet tek ne, por nuk po them që është e pamundur”.

“Ne si klub do të bëjmë gjithçka për t’i mbajtur lojtarët tanë kryesorë në radhët tona, por tek rasti i Haaland do të jetë e vështirë”, deklaroi Watzke.

21-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme, ku në tetë ndeshjet e para ka shënuar 11 gola e ka bërë katër asistime.

Haaland u bashkua me Dortmundin në janarin e vitit 2020 nga RB Salzburg për 20 milionë euro, derisa sot vlerësohet si sulmuesi më i mirë në botë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori