LAJMI I FUNDIT:

E pranon Joshua: Ruiz është më i miri në botë në kategorinë e peshave të rënda

E pranon Joshua: Ruiz është më i miri në botë në kategorinë e peshave të rënda
Andy Ruiz Jr. dhe Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Anthony Joshua e ka quajtur Andy Ruiz Jr si boksierin më të mirë të peshave të rënda në një eveniment të radhës për promovimin e rimeçit të tyre që do të zhvillohet më 7 dhjetor.

Boksieri britanik i humbi titujt WBA, IBF dhe WBO në duelin e parë me meksikano-amerikanin, ndërsa menjëherë e aktivizoi klauzolën për rimeç që do të mbahet në Arabinë Saudite.

Të gjitha lajmet nga Anthony Joshua
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Anthony Joshua

“E shikoj veten në pasqyrë dhe them se e di që jam më i mirë se aq. Andy është akoma i njëjti njeri. Ai do të vijë me strategjinë e tij dhe unë duhet t’i bëj disa ndryshime”.

Andy Ruiz Jr. dhe Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“Isha 50 për qind larg që të arrija fitore (në duelin e parë), por u zura keq. Ishte një goditje nga perënditë. Nuk ishte goditje me fat nga ai, me kapi në kokë dhe nuk munda të riaftësohesha. Ishte e përsosur”.

“Të arrish në maje është gjë e madhe, por të qëndrosh në maje për shumë vite, është krejt diçka tjetër. Duhet ta ngre nivelin tim që t’i rikthej titujt”.

“Nuk mund ta anashkalosh Andyn dhe talentin e tij dhe sukseset në ring, sepse po përballem me më të mirët. Sipas mendimit tim, Andy Ruiz është boksieri më i mirë në kategorinë e peshave të rënda”, ka thënë Joshua. /Telegrafi/