LAJMI I FUNDIT:

“E përmbysim diferencën me Realin në La Liga”

“E përmbysim diferencën me Realin në La Liga”

Kur janë luajtur 16 javë në La Liga, Barcelona gjendet në një pozitë aspak të mirë, me 3 pikë pas Realit, i cili ka edhe një takim më pak duke pasur mundësi ta çojë në 6 pikë diferencën.

Por për trajnerin katalanas, Luis Enrique, i cili dha një intervistë të gjatë për “Barca TV”, kjo diferencë mund të përmbyset.

“Në La Liga jemi në disavatazh me kryesuesit, por objektivi ynë është i qartë: Duhet të ngushtojmë diferencën e më pas të tentojmë titullin. Besoj se do të jemi të aftë ta kthejmë situatën në favorin tonë”.


Ai i bëri një analizë të thellë ecurisë së skuadrës së tij gjatë 2016-ës, ku tregoi dhe ndjesitë e të qenurit në krye të një skuadra te madhe, transmeton tch.

“Nuk kam asnjë dyshim se ndodhem në klubin më të mirë në botë, me futbollistët më të mirë. Kjo është familja ime dhe po dëfrehem shumë në punën time. Gjithsesi më duhet ta pranoj se ky profesion është shumë i vështirë dhe me shumë presion”.

46-vjeçari i pyetur për vazhdimësinë në klubin katalanas la të kuptohet se e ardhmja e tij është e lidhur ngushtë me ngjyrat “blaugrana”. “Ka ende kohë për të folur për të ardhmen time. Ndjej mbështetjen e klubit dhe po planifikojmë të ardhmen e afërt, duke u fokusuar tek e tashmja. E di që nëse nuk do të jem këtu, nuk do të jem në asnjë vend tjetër”.

Në trend Sport

Më shumë
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

La Liga
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Bundesliga
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Ligat tjera
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

La Liga
E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

Premier League
Joshua në rrugën e duhur për të thyer rekordin e shikueshmërisë në duelin me Dubois

Joshua në rrugën e duhur për të thyer rekordin e shikueshmërisë në duelin me Dubois

Boks
Kalo në kategori