Lojtarët shqiptarë jemi mësuar t’i shohim nëpër kombëtaret tjera evropiane.

Por, nuk jemi mësuar t’i shohim në kombëtaren e Italisë, ndonëse shqiptarët janë në numër shumë të madh në Itali ndër shekuj për shkak të prezencës së arbëreshëve, shkruan Telegrafi.

E pikërisht një arbëresh është Antonio Candreva.

Me një hulumtim të thjeshtë në internet, mund të konstatohet se Antonio vjen nga regjionet e arbëreshëve dhe se ai është arbëresh.

antonio candreva

Më saktësisht, babai dhe gjyshi i Candrevas janë arbëreshë dhe jetojnë në fshatin e arbëreshëve në Cosenza të Italisë.

Candreva është prej lojtarëve kryesorë të Italisë, por ai kurrë nuk ka folur për origjinën e tij prej shqiptari.

Duke parë që Candreva tash është zbuluar se është shqiptar, bashkë me Mustafin te Gjermania, zemra e shqiptarëve natyristh se do të jetë e ndarë. /Telegrafi/