LAJMI I FUNDIT:

E ofendoi gjyqtarin pas derbit me Napolin, pezullohet Massimiliano Allegri

E ofendoi gjyqtarin pas derbit me Napolin, pezullohet Massimiliano Allegri

Juventus dhe Napoli ka qenë një ndeshje e jashtëzakonshme, me gola të bukur e tension të madh në fushë.

Rivaliteti mes dy skuadrave është i madh, teksa barazimi nuk i ka pëlqyer aspak Zonjës së Vjetër.

E pas asaj ndeshje trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ishte i frustruar me gjyqtarin kryesor të ndeshjes.

Allegri nuk arriti të kontrolloj dot vetën dhe e ofendoi gjyqtarin, por kjo i ka kushtuar rëndë teknikut bardhezi.

Gjykata sportive e ka suspenduar me një takim Allegrin, i cili do të detyrohet të paguajë edhe një gjobë prej 10 mijë eurove.

Përveç Allegrit edhe Juventusi do të paguajë një gjobë për shkak të ofendimeve të tifozëve në kor.

Kësisoj Allegri do t’i mungojë Zonjës së Vjetër në derbin e kësaj jave ndaj Romës në ‘Olimpico ‘. /Telegrafi/