eksperti-banner

Sot zhvillohet finalja e Ligës së Evropës mes Chelset dhe Arsenalit, që pritet të jetë edhe ndeshja e fundit e Eden Hazard për The Blues.

Real Madridi ka arritur marrëveshje me lojtarin belg dhe zyrtarizimi ka mbetur të bëhet pas ndeshjes.


Lojtari do të kushtojë 130 milionë euro sipas The Sun, ku 100 milionë euro do të paguhen menjëherë, të tjerat me bonuse.

GettyImages 1148651222 Eden Hazard te Chelsea . (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Në anën tjetër Hazard pritet të paguhet 450 mijë euro në javë.

Lojtari ka arritur të ketë një sezon shumë të mirë individual me 19 gola dhe 16 asistime në të gjitha garat.

hazard 4 Hazard duke e festuar golin te Chelsea . (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Sipas medieve spanjolle zyrtarizimi do të behet me 3 qershor, ku Hazard do të bëhet lojtar i Real Madridit.

Hazard do ta bëjë prezantimin në Santiago Bernabeu, për fansa dhe media. /Telegrafi/  

telegrafi sport app