Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka reaguar publikisht ndaj kritikave që ka marrë për faktin se po vazhdon të performojë edhe gjatë periudhës së shtatzënisë.
Në një postim në InstaStory, ajo ndau një fotografi me barkun e rrumbullakosur, të cilën e shoqëroi me një mesazh të fuqishëm, duke sqaruar arsyen pse vazhdon të jetë aktive në skenë pavarësisht gjendjes së saj.
“Unë jam shtatzënë dhe vazhdoj të performoj në koncerte, sepse kjo është arsyeja përse e kam nisur këtë rrugëtim që në fillimet e mia. Që nga fëmijëria, performanca dhe muzika kanë qenë terapi për mua – më kanë ndihmuar të përballem me depresionin, të shprehem lirshëm dhe të përballoj sfidat e jetës, qofshin ato emocionale apo fizike. Edhe kur nuk jam ndier mirë, skena ka qenë vendi im i shërimit”, ka shkruar ajo.
Dafina theksoi se për të muzika nuk është thjesht një profesion, por një pasion i pastër që e ka ndjekur që nga fëmijëria.
“E bëj këtë punë jo për para, por nga dashuria e pastër për muzikën dhe artin. Besoj se çdo grua ka të drejtën dhe fuqinë të vazhdojë karrierën e saj gjatë shtatzënisë, për sa kohë është e shëndetshme dhe ka një shtatzëni të sigurt. Të jesh shtatzënë nuk do të thotë se je e sëmurë apo se duhet të ndalosh jetën tënde”, ka shtuar ajo.

Në mesazhin e saj, këngëtarja nuk ngurroi të kritikojë edhe perceptimet e gabuar ndaj grave që vazhdojnë të punojnë gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se shpesh janë burrat ata që nuk e kuptojnë këtë forcë të jashtëzakonshme.
“Fatkeqësisht, disa njerëz – sidomos disa burra – nuk e kuptojnë këtë dhe ndoshta edhe ndjejnë një lloj xhelozie. Ata vazhdojnë të punojnë e të ndjekin qëllimet e tyre, dhe një grua mund të bëjë të njëjtën gjë, madje edhe më shumë. Gratë kanë një forcë të jashtëzakonshme: ato mund të vazhdojnë përpara pavarësisht ndryshimeve hormonale, shtimit në peshë apo netëve pa gjumë. Dhe unë jam një dëshmi e kësaj fuqie”, përfundoi Dafina.
Ky reagim i saj ka marrë mbështetje të madhe nga fansat dhe kolegët e saj, të cilët kanë vlerësuar qëndrimin e saj të fortë dhe mesazhin frymëzues për të gjitha gratë që ndjekin pasionin e tyre pavarësisht sfidave të jetës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Xhensila Myrtezaj magjeps publikun me një paraqitje të mrekullueshme në koncertin e saj të fundit

Kim Kardashian kritikohet për bizhuteritë luksoze në plazh

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Filmi i ri i Netflix me Tom Hardy është më i shikuari në botë

U pyet në emision nëse Xheneta e ka uruar për fitoren, Gjesti: Kush është ajo?

E thumboi në emision, Xum Allushi ia kthen Ledion Liços: Nuk i dihet, mbase më qëllon edhe mua nusja me para në të ardhmen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm