LAJMI I FUNDIT:

E kërkon Interi, por ai e do Juventusin

E kërkon Interi, por ai e do Juventusin

Mesfushori ofensiv i Lyonit, Nabil Fekir, e konsideron Juventusin si njërin nga klubet ku dëshiron ta vazhdojë karrierën në të ardhmen.

22-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve italiane, duke përfshirë edhe Interin.


Mirëpo, nëse vendos të kalojë në Serie A, ai do ta bënte këtë për të shkuar te kampioni.

“Tash për tash jam te Lyoni dhe jam i lumtur. Akoma i kemi edhe katër ndeshje për ta kërkuar vendin e dytë, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit”.

“Ëndrra ime për të ardhmen? Janë katër klube që i ëndërroj: Barcelona, Paris Saint-Germain, Juventus dhe Bayern Munich. Do të shohim”, ka thënë ai për Tele Foot. /Telegrafi/