Modelja Heidi Lushtaku mund të jetë larg nga skena, por ajo vazhdon të jetë prej femrave më atraktive.

Bukuroshja shqiptare e cila jeton në Zvicër, Heidi Lushtaku, ka lansuar fotografi të reja ku duket mjaft elegante dhe sensuale.

Në të zezë me pamje kah liqeni, bukuroshja tregoi anën e saj të bukur.

Heidi prej kohësh është në lidhje me boksierin Haxhi Krasniqi, ndaj të cilit duket mjaft e përkushtuar.

Haxhi Krasniqi do të zhvillojë në qershor një duel boksi, që po e bën edhe Heidin të angazhuar.

Vet modelja ka ndalur angazhimet e saj me fushata promocionale dhe po merr pjesë vetëm në ceremoi në mënyrë të përbashkët me boksierin.

Më parë Heidi ishte edhe pjesë e Dancing with the Stars. /Telegrafi/