LAJMI I FUNDIT:

E fejuara e Besnikut në “vello” në festën “bride to be” me tortë “game over” (Foto)

E fejuara e Besnikut në “vello” në festën “bride to be” me tortë “game over” (Foto)

Vetëm një ditë është larg martesa e e Besnik Qakës me Lolita Begollin.

Vokalisti i NRG band do t’i japë fund beqarisë definitivisht të shtunën në një ceremoni madhështore në Hotel Dukagjini.


Dhe, është e fejuara e tij që tashmë ka bërë kanagjegjin dhe festën “bride to be”, ku ajo është dukur e mrekullueshme.

Në imazhet që ajo i ka publikuar në rrjetin social InstaStory, ajo shfaqet tejet atraktive me vello. Vëmendje rrëmben edhe torta mjaft interesante, me tekst “game over”, që dëshmon se tash beqaria ka përfunduar.

Të gjitha lajmet nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Ditë më parë Besniku dhe Lolita publikuan edhe ftesat, të cilat duken mjaft të bukura. Të ftuar pritet të jenë shumë personalitete të njohura të skenës muzikore shqiptare.

Çifti ka kohë që janë fejuar në një nga resortet atraktive gjatë verës në Shqipëri, teksa tash kanë vendosur të martohen në mesin e miqve dhe familjarëve në Pejë.

Besnik Qaka ndryshe pritet të publikojë projekte të reja muzikore me të përfunduar kjo ceremoni, e ky dimër pritet të jetë shumë i nxehtë sa i përket projekteve për NRG band.

/Telegrafi/