“E dija se do të shënonte, po e ndjek nga pas”, Kylian Mbappe nuk ka dyshime: Leo Messi më i miri së bashku me Cristiano Ronaldon


Kylian Mbappe ka refuzuar të shpërqendrohet nga diskutimet rreth Erling Haalandit dhe Norvegjisë, duke insistuar se i gjithë fokusi i tij është te ndeshja e ardhshme e Francës kundër Irakut në Kupën e Botës 2026.
Sulmuesi francez u pyet për një përballje të mundshme me Haalandin në fazat e mëvonshme të turneut, por ai e bëri të qartë se nuk po mendon ende për këtë skenar.
"Për momentin nuk po mendoj për Haalandin. Ndoshta ata po mendojnë për ne, por unë po mendoj për Irakun", deklaroi Mbappe.
Kapiteni i Francës foli edhe për debatin e vazhdueshëm rreth futbollistëve më të mirë të gjeneratës së tij, duke vendosur Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon në krye.

"Messi është lojtari më i mirë, së bashku me Cristianon, kjo është e qartë".
"Unë përpiqem ta ndihmoj skuadrën time të fitojë një tjetër Kupë Bote. Të tjerat janë debate për gazetarët".
Mbappe u pyet edhe për të ardhmen e tij afatgjatë dhe rekordet që mund të arrijë në karrierë, ndërsa u përgjigj me humor.
"Nuk do të jem këtu në moshën 40-vjeçare, do të më kenë larguar shumë më herët".
"Nuk bëj plane afatgjata. Dua ta shijoj këtë Kupë Bote".

Në fund, sulmuesi francez komentoi edhe formën e Lionel Messit, duke pranuar se nuk u befasua kur argjentinasi gjeti sërish rrugën e golit.
"E dija që Leo do të shënonte, ai gjithmonë shënon. Unë jam duke e ndjekur nga pas", përfundoi Mbappe./Telegrafi/





































