Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me intervale me diell dhe reshje lokale shiu.

Gjatë ditës priten reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me shkarkime rrufesh.


Temperaturat minimale do të sillen nga 8 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 19 dhe 23 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 10 metra në sekondë. /Telegrafi/