LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja e Ramsdale larg Arsenalit, gjiganti italian ka shprehur interesim për shërbimet e tij

E ardhmja e Ramsdale larg Arsenalit, gjiganti italian ka shprehur interesim për shërbimet e tij

Milan janë në dijeni të interesimit për Mike Maignan nga një numër i madh klubesh dhe thashethemet sugjerojnë se ata mund të kthejnë vëmendjen e tyre tek portieri i Arsenalit, Aaron Ramsdale, në verë.

Maignan ka vazhduar të shkëlqejë me “Rossonerët”, duke dëshmuar se është njëri ndër lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij, dhe pikërisht kjo ka bërë që shumë klube të interesohen për nënshkrimin me të, duke përfshirë Chelsean dhe Bayern Munichun.


Milani ka dërguar një mesazh verën e kaluar me shitjen e Sandro Tonalit tek Neëcastle, duke e bërë të qartë se ata janë të gatshëm të pranojnë çdo ofertë luksoze që vjen për njërin prej top yjeve të tyre.

"Është një pyetje e shëmtuar", Pioli largohet nga konferenca për shtyp i revoltuar 
Lexo po ashtu "Është një pyetje e shëmtuar", Pioli largohet nga konferenca për shtyp i revoltuar 

Raportimet muajin e kaluar sugjeruan se Milan do të pranonte shitjen e Maignan për një çmim të duhur.

25-vjeçari e ka humbur vendin e tij në formacionin startues tek Arsenali, ndërsa ka bërë vetëm pesë paraqitje në Ligën Premier këtë sezon.

Kontrata e tij me “Topçinjtë” skadon në qershor të 2026 , por siç duket largimi i tij do të ndodhë më herët se sa pritej./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori