LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja e Hansi Flick: Kam biseduar me Oliver Kahnin, mendoj momentalisht vetëm për Bayern Munichun

E ardhmja e Hansi Flick: Kam biseduar me Oliver Kahnin, mendoj momentalisht vetëm për Bayern Munichun

Në konferencën për shtyp para ndeshjes Wolfsburg-Bayern Munich që zhvillohet nesër në orën 15:30, trajneri Hans Flick iu përgjigj pyetjeve në lidhje me të ardhmen e tij.

Kjo është tema që është diskutuar më së shumti në futbollin gjerman në javët e fundit.


Flick e pranoi se kishte takimin me Oliver Kahnin, i cili do të zëvendësojë Karl Heinz Rummeniggen si CEO i Bayern Munich vitin e ardhshëm.

“Ne biseduam shkurtimisht, por kishte të bënte me gjëra të tjera, për këtë javë dhe reagimin pas Parisit. Kjo javë është shumë e rëndësishme sepse mund të marrim yllin e pestë”.

“Mendimet e mia për momentin janë vetëm për këtë emblemë dhe që ky klub i lavdishëm të fitojë Bundesligën e 30-të”, deklaroi trajneri.

Caktimi i yjeve në fanellë në Gjermani funksionon ndryshe nga Italia. Ylli nuk merret çdo dhjetë kampionate, por ylli i parë fitohet pas 3 titujve, i dyti në titullin e pestë të fituar, pastaj në të dhjetin vjen i treti. Nga kjo pikë pastaj çdo dhjetë kampionate si në Itali vihet ylli tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Premier League
Kalo në kategori