LAJMI I FUNDIT:

Dyshime për konsumim të cigareve të dyshimta nga banorët – reagojnë Big Brother VIP Kosova

Dyshime për konsumim të cigareve të dyshimta nga banorët – reagojnë Big Brother VIP Kosova

Edicioni i parë i Big Brother VIP Kosova ka nisur transmetimin pak ditë më parë dhe tashmë po merr vëmendje të madhe.

Sot (e premte) u raportua se njësi të Antidogës kanë vizituar shtëpinë e BB VIP Kosova dhe kanë intervistuar disa prej banorëve me pretendimet se kanë konsumuar cigare të dyshimta.


Lidhur me këtë ka ardhur një reagim nga drejtori i televizionit Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, i cili konfirmoi se përfaqësues të Policisë së Kosovës me urdhër të prokurori kanë zhvilluar biseda me personat përgjegjës të spektaklit.

Kelmendi tha se Policia ka konfirmuar se bëhet fjalë për duhan të mbështjellur, dhe mohoi se ka patur bastisje apo diçka të ngjashme brenda ambienteve të shtëpisë.

Më poshtë sqarimi i plotë i Adriatik Kelmendit:

Të dashur shikues,

për ta hequr çdo dyshim lidhur me disa raportime të caktuara në media, të cilat kanë indikuar se banorët e Big Brother VIP Kosova mund të jenë duke tymosur cigare të dyshimta, bëjmë me dije se bëhet fjalë për duhan të mbështjellur.
Lidhur me këto dyshime, ne sot pasdite kemi pasur edhe një vizitë nga përfaqësues të Policisë së Kosovës, të cilët me urdhër të prokurorit, kanë zhvilluar biseda me persona përgjegjës të produksionit të spektaklit dhe kanë vërtetuar se bëhet fjalë për duhan. Konfirmojmë se nuk bëhet fjalë për bastisje, ose diçka të ngjashme.

Megjithatë, ne kemi marrë masa që të eliminohet krejtësisht nga hapësira e shtëpisë së spektaklit duhani i llojit të tillë, i mbështjellur, me qëllimin që të shmangim edhe sugjestionimin eventual se në këtë mënyrë po promovohen substanca të ndaluara.

Secili nga banorët e shtëpisë së BBVK kanë nënshkruar një kontratë shumëfaqëshe me produksionin, në të cilën nënvizohen gjërat e lejuara dhe të ndaluara për kohën sa qëndrojnë brenda këtij prodhimi televiziv, kurse ne si produksion do ta shtojmë vigjilencën që situata të cilat mund të sjellin keqkuptime të eliminohen për aq sa munden.

Duke e shfrytëzuar këtë rast, po ashtu duam të sqarojmë se një numër i konsiderueshëm i stafit të angazhuar për projektin e BBVK jo domosdoshmërisht kanë përvojë të mëhershme televizive. Së këndejmi, kemi vërejtur se ditë më herët na është përvjedhur brenda shtëpisë edhe një produkt i padëshiruar konsumues. Edhe me këtë rast, është intervenuar menjëherë që produktet e tilla konsumese të largohen nga hapësiram e shtëpisë.

Mbi të gjitha, ne duam të ju falëmnderojmë shumë për përkrahjen që kemi marrë nga shikuesit e shumë të spektaklit të parë Big Brother në Kosovë dhe, po ashtu, edhe për kritikat. Të gjitha janë të mirëseardhura, meqë kjo është hera e parë edhe për ne që realizojmë një spektakël të përmasave të këtilla dhe disa lëshime edhe mund të ndodhin.
Nëse dikush është ndier i ofenduar nga ndonjë lëshim i paqëllimshëm, duam të kërkojmë falje!

Faleminderit! Dhe na shikoni, na shkruani, na kritikoni dhe përgëzoni edhe në 95 ditët në vazhdim!
Shihemi sonte prej 21:00, me spektaklin e dytë me radhë!

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Magazina
Veprime të tilla ishin ndaluar rreptësisht nga Eurovisioni, ish-përfaqësuesi i Suedisë theu rregullin që shkaktoi reagime të mëdha

Veprime të tilla ishin ndaluar rreptësisht nga Eurovisioni, ish-përfaqësuesi i Suedisë theu rregullin që shkaktoi reagime të mëdha

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Magazina
Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën

Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën "Titan"

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori