Dyshime, konfuzion dhe besnikëri – skuadra e Juventusit e ndarë në mendime për Allegrin

Presioni vazhdon të rritet mbi Massimiliano Allegri pas humbjes katastrofike të Juventusit me rezultat 2-0 ndaj Maccabi Haifa.
La Repubblica detajon se si një numër lojtarësh në ekip janë të pakënaqur me punën e Allegrit në fushë, por disa ende mbeten besnikë ndaj trajnerit italian, i cili u solli atyre pesë Scudetti dhe katër trofe të Coppa Italia gjatë periudhës së tij të parë në Torino.
Nuk ka lojtarë që janë ‘anti-Max’ në Juventus, me shembuj të tillë që ishin si Cristiano Ronaldo dhe Matthijs de Ligt, por në drejtimin e klubit disa mbeten ende, sikur që është rasti i zëvendëspresidentit Pavel Nedved. Më e rëndësishmja, presidenti Andrea Agnelli ende beson se Allegri mund t’i kthejë gjërat në rrugën e duhur dhe po e mbështet trajnerin.
Një numër lojtarësh janë ende besnikë ndaj Allegrit dhe po vazhdojnë të punojnë në heshtje, si Wojciech Szczesny, Juan Cuadrado, Danilo, Mattia Perin dhe Mattia De Sciglio. Të pestë kanë marrëdhënie pozitive me trajnerin dhe nuk është rastësi që këta dy të fundit tashmë kanë nënshkruar kontrata të reja me klubin.
Disa lojtarë janë në heshtje të pakënaqur dhe nuk janë plotësisht të përqendruar në fushë, si mesfushorët Manuel Locatelli dhe Weston McKennie, të cilët të dy kanë dështuar të tregojnë më të mirën e tyre nën drejtimin e Allegrit. Nuk është çudi që të dy janë lidhur me largime në afatin kalimtar.
Angel Di Maria ka një marrëdhënie të komplikuar me Allegrin dhe ka disa sugjerime se anësori argjentinas po përpiqet vetëm të qëndrojë në formë për Kupën e Botës në Katar, ngjashëm me të huazuarin nga Paris Saint-Germain, Leandro Paredes.
Ky shpërqendrim i Kupës së Botës me sa duket ka goditur edhe Paul Pogban, rikuperimi i të cilit është i përqendruar për të qenë i aftë për Francën në vend që të shtyjë rikthimin me Bianconerët.
Të ardhurit e tjerë të rinj nuk janë vendosur mirë as në Torino, me Gleison Bremer dhe Filip Kostic të mbetur të hutuar nga taktikat e Allegrit. Dyshja janë ende duke punuar shumë për t’i rikthyer gjërat në rrugën e duhur, por nuk e kuptojnë plotësisht projektin.
Më pas është ish-dyshja e Fiorentinës, Federico Chiesa dhe Dusan Vlahovic, figura kryesore sulmuese për Juventusin. I pari ka një marrëdhënie relativisht të ftohtë me Allegrin dhe ende duhet të kthehet në gjendje të plotë para se të jetë në gjendje të kontribuojë, dhe ky i fundit shpesh shihet i frustruar në fushë me mungesën e shërbimit të ofruar nga shokët e tij, duke kufizuar mundësitë e tij për gola. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ylli i Liverpoolit refuzon kontratën e re, dëshiron t'i bashkohet Real Madridit

Interi me një plan special për të arritur te Granit Xhaka, Chivu e do si zëvendësim të Calhanoglus

Sporti në Prishtinë në kolaps, rrezikohen mbi 100 klube

Granacho refuzon klubin saudit, në garë mbeten tre top klube evropiane

Firmino bëhet me skuadër të re, do të fitojë 30 milionë euro në sezon

Reagime të ashpra për gjyqtarin që do ta ndajë drejtësinë në finalen e Botërorit për Klube: Chelsea - PSG

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë